Rreth 1200 muxhahedine kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Tiranë, nga kampi "Liria" i Irakut. Gjatë ditëve në vijim pritet të vijnë edhe rreth 700 të tjerë, duke bërë që numri total i tyre të arrijë në afro 1900.
Të gjithë muxhahedinët e mbërritur rishtas do të vendosen në apartamentet e dispoinuara nga dy kompani të mëdha ndërtimi.
Përzgjedhja e kompanive është bërë me tender nga ana e UNHCR, e cila ka marrë me qira apartamentet nga dy firmat e ndërtimit në periferi të Tiranës.
Njëra prej kompanive ka marrë përsipër akomodimin e 1200 prej tyre.
Pritet që në vijim të bëhet akomodimi i pjesës tjetër të muxhahedinëve. Organizata Botërore Për Mbrojtjen e Refugjatëve, ashtu si dhe vetëm muxhahedinët kërkuan që të mos filmoheshin për motive sigurie.
1900 muxhahedinët janë pjesë e opozitës iraniane dhe vijnë nga kampi Liria në Irak.
Vendosja e tyre në Shqipëri është pjesë e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë Shqiptare, e miratuar gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë.

(Kompleksi i pallateve ku jane vendosur muxhahedinet)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO