Kanë ardhur edhe reagimet e para nga radhët e opozitës, pas shpërthimit të dhunës për të shkatërruar materialet zgjedhore në qendrat e KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD e LSI.
Një gjuhë e ashpër është përdorur nga përfaqësues të opozitës në reagimet e tyre lidhur me ngjarjet e ndodhour në disa KZAZ në Bashkitë e drejtuara nga PD-LSI. Petrit Vasili i LSI-së u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të largohen, se ndryshe do të jetë vonë, duke paralajmëruar një përkeqësim të situatës.
“Banditet po dërrmohen…….pa kthim!! Kryeministri kriminel dhe ministri i brendshëm bandit tashmë janë identifikuar qartë si përgjegjësit kryesore për shkeljen dhe dhunimin e ligjit. Ta harrojnë këta dy bandite se do të bëjnë Shqipërinë çiflig të tyre. E dinë shumë mirë që pretenca e ikjes ju është dhëne te dyve,edhe ne e dimë se ku dhe nga kush….. E dimë që ju duhen ca ditë për të zhdukur letrat që i komprometojnë keq, ndonëse kopjet e tyre janë atje ku duhen….. Ikni shpejt budallenj, koha është tani nesër do te jetë vërtetë shumë vonë”, thekson Vasili.
Në një reagim të dytë, kësaj herë nga selia blu, nën kryetari i PD-së Edi Paloka ka akuzuar se kryeministri Ei Rama po çon vendin në përplasje fizike. Duke u ndalur tek shoqërimet e militantëve të PD-së, ai tha se policia po përdoret si bandë nga ministri Lleshaj dhe kreu i qeverisë, për pushtet personal.
"Për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve. Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.
Duke përdorur mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë. Kjo është arsyeja përse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin sot policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin.
Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë. Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri. Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.
Edi Rama është i vetmi I interesuar për dhunë dhe përplasje icivle, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qyetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe konfilkt civil në Shqipëri, do të dështojë. Dhuna dhe kërcënimet e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre.
Me këtë kushtrim dhe të vendosur për kauzën tonë, ne do të jemi të gjithë bashkë të premten në orën 20.00, në protestën kombëtare dhe qytetare për Shqipërinë si gjithë Europa", tha Paloka.
Pas përplasjeve që janë regjistruar në disa KZAZ në bashkitë e drejtuara nga PD-LSI, ka ardhur reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër ndaj kreut të qeverisë, teka e paralajmëron se i është përgatitur një fund shumë i hidhur politik, por jo vetëm.
"Edi Rama mbaji larg duart dhe veglat e tua qorre nga qytetarët që mbrojnë të drejtën e tyre. Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane që janë në të drejtën e ligjit dhe të qytetarëve.
Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak.
Ata që protestojnë kundër teje nuk janë as të fallxhores dhe as të Lulit. Janë njerëz që kërkojnë të drejtën e tyre të mohuar. Por ti nuk e njeh ndjesinë e mirësisë, sepse gjatë gjithë jetës tënde ose e ke blerë, ose e ke marrë me dhunë dashurinë dhe mirësinë.
Ata qytetarë që shprehin revoltën e tyre nuk janë drejtuesit që flasin në telefon me kriminelë të qeverisë tënde. Janë njerëz të ndershëm që përplasen për të drejtën e mohuar, për të vënë në vend atë drejtësi që ti e ke blerë me paratë e drogës ose me kërcënimet për Vetting-un. Ti që ke merakun e reformës dhe të frikës së opozitës për të, je sot më i rrezikuari nga zemërimi i popullit. Dhe mbaje mend nga fallxhorja (jo nga ajo që vjen të sheh horoskopin në zyrë e që e paguajnë të të gënjejë), nuk e ke të largët ditën kur do të të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde. Po për këtë, për fat të keq nuk ka fallxhore të të ndihmojë, është një vendim që do ta marrësh vetë dhe shpejt", shkruan Kryemadhi.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar zyrtarisht mbi situatën dhe sulmet që militantët e PD e LSI kanë bërë ndaj qendrave të KZAZ në bashki të ndryshme të vendit.
Zv/kryetari i LSI, Luan Rama me anë të një deklarate për mediat ka bërë thirrje, Edi Ramës që të japë dorëheqjen pasi sipas pretendimeve të Luan Ramës ai po fut vendin në konflikt.
"Jam i detyruar të dal në këtë konferencë për shtyp në emër të LSI-së, për shkak të situatës së rëndë të krijuar në vend e cila është e gjitha produkt i paligjshmërisë dhe i papërgjegjshmërisë me të cilën po vepron mazhoranca, por në mënyrë të veçantë Kryeministri i vendit. Kundërvënia e një institucioni kundër tjetrit, kundërvënia e KQZ ndaj ligjit, kundërvënia e njërës polici përballë tjetrës dhe ç’është me e keqja, kundërvënia e qeverisë përballë qytetarëve është shfaqja më alarmante e gjendjes se ku e ka katandisur vendin qeveria e votave të vjedhura, qeveria e grupeve kriminale që dërgon mikrobus me banditë për të vjedhur vota, qeveria e votave të blera, qeveria e presionit dhe e dhunës mbi qytetarët siç dëshmohet edhe nga përgjimet më të fundit të publikuara nga gazeta gjermane Bild.
Por marrëzia shkon edhe më tej, kur që prej vetë Kryeministrit të vendit dhe gjithë të tjerët pas tij thonë: çfarë ka ndodhur?!Kjo nuk është asgjë. Madje ai thotë se “do të bëja prapë të njëjtën gjë”, dhe banditët e tjerë poshtë tij thonë: “kjo është normale ne një fushatë zgjedhore sepse ne kemi komunikuar me strukturat e partisë apo me njerëzit militantë të PS”-së. Natyrisht përballë një situate kriminale zgjedhjesh, natyrisht që edhe produkti nuk mund të jetë i ndryshëm. Zgjedhjet me kriminelë prodhojnë qeverisje me kriminelë. Zgjedhjet me banda prodhojnë qeverisje banditësh, prandaj ajo çfarë duhet bërë në këtë moment është tërheqja e menjëhershme e qeverisë dhe e të gjitha institucioneve që veprojnë nën urdhrat e saj dhe jo të ligjin, sepse përndryshe revolta dhe zemërimi popullor do të jetë i pamëshirshëm përballë të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Përgjimet e bëra dhe të njohura përmes gazetës gjermane Bild provojnë edhe njëherë atë që në fakt qytetarët shqiptarë e kanë ditur dhe e kanë përjetuar realisht vetë. Provojnë edhe njëherë drejtësinë dhe largpamësinë e kauzës së opozitës, e cila prej kohësh këtë gjë ka bërë. Ka denoncuar duke treguar me gisht se ku janë kriminelët, ku janë banditët, ku janë ata që kanë vjedhur zgjedhjet, ku janë ata që kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
E në këtë kontekst ajo çfarë duhet të bëjë më së pari kryeministri është të paktën tani, të dëshmojë se i ka mbetur sadopak ndjenjë përgjegjësie, të japë dorëheqjen dhe të mos e çojë vendin në aventurë të rrezikshme. Të japë dorëheqjen dhe të mos frymëzojë,të mos motivojë sjellje kriminale, të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me ligjin, të atyre institucioneve kushtetuese apo të tjerave që ai i ka kapur pikërisht për të përligjur dhe për të justifikuar këtë realitet. Dje në mënyrë të paturp ai dhe shumë të tjerë zyrtarë të tij dolën dhe na e shitën prapë dështimin për mos çeljen e negociatave më Bashkimin Europian si sukses, si fitore të tyre. Natyrisht unë nuk them që ata janë budallenj dhe të mos e kenë kuptuar se nuk ka çelje të negociatave me Shqipërinë.
Sepse Shqipëria nuk ka përmbushur detyrimet që do të mundësonin çeljen e negociatave. Ata natyrisht nuk janë budallenj dhe e dinë shumë mirë se përgjegjësia për mos çeljen e negociatave është e tëra e tyre. Prandaj sot është koha, nesër do të jetë vonë. Shqipëria nuk është në fushatë zgjedhjesh. Shqipëria ka nevojë për arsye, ka nevojë për paqe, ka nevojë për gjykim të arsyeshëm dhe në zbatim të ligjit. Kush bën të kundërtën, nuk bën gjë tjetër vetëm se u shërben interesave antishqiptare, u shërben atyre klaneve që kanë dashur, duan dhe sponsorizojnë pikërisht këtë lloj kundërvënie mes qytetarëve shqiptarë, përçarjen dhe deligjitimimin e të gjitha institucioneve të vendit.” ka deklaruar Luan Rama
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me veprimet e paligjshme që kanë bërë militantët e PD dhe LSI në qendrat e KZAZ-ve pas dekretit të Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Edhe pse një dekret që nuk është i vlefshëm nga ana e kushtetueshmërisë, simpatizantët e opozitës së duke u mbështetur edhe nga bashkitë përkatëse kanë tentuar dhe në disa qendra kanë shkatërruar objektet zgjedhore dhe janë konfliktuar me policinë e shtetit.
Ndërsa Paloka për këto incidente fajëson kryeministrin Rama, Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku shkruan se ishin pikërisht ata që po bëjnë grusht shteti.
Sipas pretendimeve të Palokës, kryeministri Rama ka urdhëruar policinë e shtetit kundër qytetarëve.
Postimi i plotë i Palokës:
"Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit . Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve , nga taksat e te cileve paguhet policia. Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.
Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg. Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri, milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij. Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken"
rama hiqi duart nga populli tendosja mones se vdiq per te qare se ai barboni ka mare malet
PërgjigjuVdekshi ju kriminele te PD-LSI,mos gjeci derman,ai kryemafiozi Ilir Meta po e con kete vend ne gremine do marri mallkimin e gjithe qytetareve te ndershem qe duan qetsi e harmoni,te gjithe mallkimet e Neritan Cekes shkofhsin per ju kryehajdute e kryemafioze.
PërgjigjuDy here po e shkaterroni ju hajdutet e LSIse me 21 janar per hajdutin Ilir Meta dhe perseri per presidentin anti shqiptar po shkaterrohem shkolla etjer.populli po ju ndjek me vemendje ju te LSI+PD shihni da vota do merrni o Luan
Përgjigjunuk te pjerdh me njeri ty or lesbik thuthuq.je si puna ime dhe e pjeses tjeter te qytetareve.po do politike hyr ne parlament dhe hiqe kundershtarin me VOTE sic e kerkon ligji boteror i demokracise.ku e ke pare ti ...idh robsh te ngresh doren kunder nje qeverie te ligjshme qe e mbron USA dhe BE.per ne burg behuni gati te gjithe ju qytetaret qe dorezuat mandatet se nuk i rruhet me njeriu per ju.shqipetaret kane ndertuar biznese shtepi po shkollojn femijet po e shijojne jeten si popujt e tjere .koha juaj mbaroi shyqyr e dhate vet doreheqjen se e ndynit foltoren e parlamentit.kaq ik kiu tani thutho ti dhe ata trapa qe te besojne dhe te vijne pas.TE FALA SALES nga une personalisht dhe shume shqipetare te tjere qe ndjekim zhvillimet ne atdhe edhe perse larg tij!!
Përgjigjuthik thak thik thak
TE DHJEFSHA MU NE QYTETAR ore ti. fundi juaj eshte shume afer tik tak tik tak
Parthia demokrathike denonthon thunen kunthra qendrathe te vothimeve
Përgjigju