Vijojnë protesta kundër Trump
Manjati: Janë të nxitura nga mediat

Vijojnë protesta kundër Trump<br />Manjati: Janë të nxitura nga mediat
Pavarësisht se takimi mes presidentit të sapozgjedhur Trump dhe presidentit në ikje Obama u duk  paqwsor, shumë prej qytetarëve amerikanë duket se ende nuk po e pranojnë manjatin si kreun e tyre Shtepisë së Bardhë.

Për të dytën natë rradhazi vijojnë protestat në shumë shtete, ndonëse në përmasa më të vogla.

Më të dhunshme protestat u regjistruan në Portland, Oregon.

Shumica e protestuesve jane të rinj që mendojnë se drejtimi i republikanit do të krijojë ndarje të thella racore e gjinore.

Në Portland, policia ka akuzuar se shumë protestues kanë thyer xhamat e dyqaneve duke shkaktuar rrëmujë. Protestuesit thërrisnin “Nuk është presidenti im” “Trans-ët kundër Trumpit” dhe “Ta bëjmë Amerikën të sigurt për të gjithë”.

Në Baltimore policia u shpreh se një turmë me rreth 600 persona protestuan paqësisht por arritën të bllokojnë trafikun.

Në San Francisko studentw dhe gjimnazistë mbanin në dorë flamuj me ngjyra dhe flamurin Meksikan.

Protestave, Trump iu përgjigj me një mesazh në “Twitter”,ku i cilësonte si “të padrejta”.

Personat e mbledhur përpara kullës së Trump në New York, presidenti i sapozgjedhur i përshkroi si “protestues profesionistë”, të nxitur nga media.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe