Vijojnë operacionet anti-kanabis në rrethin e Krujës, zbarkojnë 15 grupe të FNSH-së

KRUJË- Mbi 15 grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë stacionuar mëngjesin e sotëm në Fushkrujë. Forcat e ardhura nga Tirana janë nisur për në Malësinë e Krujës dhe zonat përreth.

Objektiv i operacioneve që vijojnë tashmë prej me shumë se 4 muajsh janë asgjësimi dhe eleminimi i parcelave të mbjella me kanabis. Duhet të theksojmë se Malësia e Krujës dhe zonat përreth janë një nga dy vendet me problematike përsa i përket kultivimit te kanabisit pas Ishmit..

Kete vit sipas informacioneve konfidenciale nga ministria e Brendshme ka një shtim të ndjeshëm të numrit te parcelave me kanabis në qarkun Durrës, nga 80 të evidentuara dhe asgjësuara vitin e kaluar, këtë vit janë mbi 200 parcelat e evidentuara dhe asgjësuara.

Nuk dihet saktë sesa do jetë numri i bimëve që do asgjesohen sot, por për këtë vit numri i rrënjeve të asgjesuara shkon mbi 10 mijë.

Vijon...

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merita: 01/09/2020 10:23

    Po duhet te zhduket me shpejtesine e drites djajte e kuq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025