Shkodra vijon që të tronditet nga vrasjet. E ndërsa në 6 muajt e dytë të vitit të kaluar nga qershori deri në fundit të vitit u vranë 7 persona me atentate mafioze dhe shpërthime eksplozivi si pasojë e përplasjeve mes bandave dhe prishjes së pazareve të drogës, edhe për 2019 vijojnë ngjarjet e rënda, pasi sot është ekzekutuar pronari i një bujtine, Ferdinand Polia.

Nga viti i kaluar dy persona të zhdukur ende nuk janë gjetur, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që brenda javës kjo është vrasja e tretë në vend, pasi në fundjavë u ekzekutua te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurtit para dy netësh po në kryeqytet dhe Ferdinand Polisë sot në Shkodër.

Skeda e vrasjeve ne Shkoder
Vrasjet për vitin 2018
Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku

Viti 2019
Sot në 20 mars u vra Ferdinand Polia (lexo lajmin ketu)