Vijojnë kontrollet e policisë për kapjen e tre personave në bordin e skafit në Vlorë, GPS pritet të zbulojë itenerarin (VIDEO)

Në Vlorë vijon ende aksioni i policisë për kapjen e tre personave të cilët dje braktisën gomonen në grykderdhjen e Vjosës, e cila dyshohet se transportonte drogë drejt Italisë. Forcat e Policisë kanë ushtruar sot kontroll në pyllin e Novoselës dhe Mifolit, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Përsa i përket gomones detaje të reja dalin nga burime brenda policisë. Thuhet se ajo është tepër e fuqishme, pasi ka tre motorë të fuqishëm me 250 kuaj fuqi secila dhe dyshohet të jetë nisur nga Italia. Sinjalizimi i parë për të thuhet se ka ardhur nga Guarda de Finanza, ndërsa tre personat në bord, një skafist dhe dy shoqëruesit, kanë qenë të maskuar gjatë kohës që janë ndjekur nga policia.

Gjithashtu ekziston edhe një tjetër opsion se skafi mund të jetë nisur nga lumi Vjosa në drejtim të Italisë, por versioni pritet për t'u saktësuar. Kjo dilemë mund të marrë fund gjatë kontrollit që policiët po bëjnë skaf, pasi këtë pritet ta tregojë GPS që ndodhet në bord.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave