Vijojnë kontrollet në bregdet, Tatimet bllokojnë 7 hotele në jug, 6.9 mln lekë gjoba në veri

Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin. Më konkretisht, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior po i përqëndrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj..

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh. Ndërsa në bregdetin e jugut, Tatimet njoftojnë se kanë bllokuar 7 hotele të cilët ushtronin aktivitet të paregjistruar në Drejtorinë e Tatimeve.

Më konkretisht: “Për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 34 shkelje; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 28 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për “mos mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune” janë penalizuar 14 subjekte, për “shitje pa faturë” janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme.

Referuar të dhënave, si rezultat i tyre kontrolleve të ushtruara në datë 13 korrik, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Spiro Dhima, me vendndodhje në Potam, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Aurora Muka, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

-Për subjektin Aleksandra Basha, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Riviera Karo, me vendndodhje në Himarë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Themistokli Angjeli, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Velaudin Aliaj me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Jorgo Prifti me vendndodhje në Borsh, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, ka në fokus të punës së saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal, si dhe për të rritur të ardhurat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?