Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën sërish me urdhër të kryepolicit Ilir Proda. Pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës kanë shefa të rinj.
Kryekomisari Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukës shkon shef komisariati nr. 3 Tiranë. Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë.
Sakaq, kryekomisari Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë emërohet shef Komisariti nr.7 Tiranë.
Po ashtu, kryekomisari Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat.
Kryekomisari Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhë dhe komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë shkon shef komisariati Kukës.
Komente











I lutem ilir Prodes,mos na leviz shefin e komisariatit ne sarande,mbasi jemi qyteti me i qete ne republik. Ky meriton te gradohet dhe tengryhet ne detyre.
Përgjigju