Shtatë civilë u vranë dhe 10 u plagosën në bombardimet e ushtrisë ruse në 24 orët e fundit në qytetet lindore të Ukrainës Sievierodonetsk, Avdiivka, Lyman.
Shifrat dalin nga raporti i përbashkët i mëngjesit të sotëm nga administratat rajonale ushtarake dhe civile të rajoneve Donetsk dhe Lugansk, të cituar nga Ukrinform.
Shpërthime ka pasur edhe mbrëmë në qytetin e Mykolaiv. Në rajonin e Khersonit situata mbetet kritike, problemi më serioz thonë administratorët është shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve në zonat e pushtuara përkohësisht në kufi me rajonet e Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.
Në rajonin e Dnipropetrovsk, sirenat e sulmit ajror ranë mbrëmë dhe këtë mëngjes
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror









