Vijojnë ndërhyrjet e Kinës në Tajvanin e prirur drejt perëndimit, 'toka' kineze raporton 13 avionë në zonën e mbrojtjes

Vijojnë ndërhyrjet e Kinës në Tajvanin e prirur drejt perëndimit, 'toka' kineze raporton 13 avionë në zonën e mbrojtjes

Trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit (ADIZ) të premten, tha ministria e mbrojtjes e ishullit raporton Reuters.

Tajvani, të cilin Kina e pretendon si pjesë e territorit të saj sovran, gjatë muajve të fundit ka regjistruar misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit, të përqendruara në pjesën jugperëndimore të zonës së saj të mbrojtjes ajrore pranë ishujve Pratas, të cilat Tajvani i kontrollon.

Çështja e Tajvanit është kthyer në një tension prej disa kohësh mes Kinës dhe SHBA-ve. Provokime të ndryshme kanë ardhur nga të dyja palët, si rrjedhojë edhe një kundërvënie nga Tajvani duke pasur një mbështetje ndaj SHBA-ve. Tensionet mes Kinës dhe SHBA-ve për Tajvanin nuk 'u zgjidhën' as edhe në samitin virtual të zhvilluar ndaj dy superfuqive. Përpos aspektit ekonomik në samit nuk u përmend as nuk pati një lloj konsesusi, kjo duke pasur parasysh edhe faktin se Tajvanit iu ofrua një ftesë në Samitin e Demokracisë i zhvilluar më 9-10 dhjetor nga Biden duke përjashtuar Kinën. Nga ana tjetër reagimi i Tajvanit kundrejtë kërcënimeve të Kinës ishte një shenjë 'revolte' pasi vendosi 64 avionë luftarakë të avancuar pas kërcënimeve të Kinës duke nënkuptuar një bashkim drejt ideologjive perëndimore. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore