Pas rokadës që ndodhi mes Policisë Korçë dhe Elbasan pak ditë më parë në nivele të drejtuesve të tyre mes Gjovalin Lokës dhe Ardian Çipës, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndryshimet kanë vijuar edhe në shefat e sektorëve të policisë së Korçës. Po brenda kësaj jave Gledis Nano pritet të bëj publik edhe ndryshimet në radhët e shefave të komisariateve në Tiranë dhe qarqe të tjera në vend.

Konkretisht në Policinë Korçë, zëvendës drejtor emërohet Ermal Muça duke zëvendësuar Ilir Prodës, i cili kalon po në të njëjtin post por në Policinë e Elbasanit.

Deri në ardhjen e shefit të ri të komisariatit të Korçës, kompetencat i kanë kaluar shefit të krimeve të tij komisariati, Qemal Hoxha.

Ndërsa Klement Pikulli i cili është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre pak ditë më parë do të zëvendësohet nga Eduart Liço, deri në emërimin e përgjegjësit të ri të sektorit të qarkullimit të Korçës

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.