Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit pas emërimit të Gledis Nanos, Report Tv zbardh emrat e drejtuesve të rinj në komisariatet e Qarkut të Tiranës

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit pas emërimit të Gledis Nanos, Report Tv zbardh emrat e drejtuesve të rinj në komisariatet e Qarkut të Tiranës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ndryshimeve në Policinë e Shtetit nuk mund t’i shpëtonin edhe komisariatet e Tiranës. Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, Report Tv ka zbardhur edhe vendimet e reja të ndryshimeve në nivel komisariatesh.

Në komisariatet e qarkut të Tiranës, i ka shpëtuar ndryshimit vetëm Komisariati nr. 6. Alket Shatro, i emëruar vetëm pak muaj më parë në krye të këtij komisariati në Kombinat, ka marrë besimin e kryepolicit Gledis Nano. Nuk ndryshon edhe Vora, Aliosha Brokaj do të vijoj të qëndroj në detyrë. Në emrat e ndryshimeve të reja, bie në sy kalimi i disa shefave në komisariate të reja, dhe vetëm pak prej tyre të larguar. Kështu, në Komisariatin nr. 1 emërohet Bujar Mehmeti, ndërsa nga aty largohet Oliger Torba, i cili merrë të njëjtën detyrë në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Nga ky i fundit largohet Altin Lila, i cili sërish do të jetë brenda kryeqytetit. Lilës i është besuar Komisariati nr. 3, i cili drejtohej nga Edmond Meshini. Meshini është emëruar specialist për sektorin e dhunës në familje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisariati nr. 2, i cili prej disa muajsh drejtohej si i komanduar nga Ledio Lushkaj ka tashmë një drejtues të ri të emëruar. Nga zëvendësdrejtor në Policinë e Durrësit, vjen në krye të këtij komisariati Edmond Pjetri. Pas vitesh në krye të Komisariatit nr. 4, largohet nga detyra Agim Hoxha, vendin e së cilin e zë Petrit Halo. Agim Hoxha emërohet në specialist tek Pastrimi i Parave.

Gledis Nano ka vendosur të bëj edhe një rokadë mes Kavajës dhe Shijakut. Sali Skura lë detyrën në Kavajë dhe emërohet në Shijak, ndërsa në vend të tij shkon nga Shijaku, Emiljano Pashaj. Ndërkohë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, emërohet shef i sektorit të narkotikëve, Julian Qyta.

Këto ndryshime janë të rëndësishme për Policinë e Shtetit. Qarku i Tiranës ka rreth një të tretën e popullsisë së të gjithë vendit, ndërsa një numër i konsiderueshëm i ngjarjeve kriminale ndodhin.

TABELA E PLOTË E NDRYSHIMEVE: 

1. Bujar Mehmeti - Komisariati nr. 1

2. Edmond Pjetri - Komisariati nr. 2

3. Altin Lila - Komisariati nr. 3

4. Petrit Halo - Komisariati nr. 4

5. Oliger Torba - Komisariati nr. 5

6. Sali Skura - Komisariati Shijak

7. Emiljano Pashaj - Komisariati Kavajë

8. Agim Hoxha - Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

9. Edmond Meshini - Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

10. Julian Qyta - Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 27/10/2021 17:47

    Po turp nuk keni fare o drejtor po hiq andej e vi ketel e bete po u vriten njeres dhe nuk beni gje kurse per nje kile ashash beni siku keni realizuar kapjen e eskobarit kurse kriminelet i lini e keni fjerin plote keni vloren plote me emra lon kokuqin ini cami toni cami fshataret nga selenica kecka krahu i besuar i ben qimes tek osula i keni te gjithe po ju nuk doni ti kapni se dhe krimet ja u dini turp per ate shtet turp

    Përgjigju
  • Hajde ndrrime hajde..: 27/10/2021 16:37

    Cope cope vajti kjo puna jone, sbehemi kurre as shtet asgje! Fiks i paska cu sipas porosive..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën