Vijojnë në njësinë nr.9 anëtarësimet në Partinë Socialiste, Veliaj: Në familjen tonë më të mirët

Fushata e anëtarësimeve të reja në partinë Socialiste ka vijuar në Njësinë 9 në Tiranë. Në fjalën e tyre Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj dhe deputetja e zonës, Ogerta Manastirliu, u bënë thirrje të rinjve që t’i bashkohen të vetmes parti sipas tyre që punon çdo ditë për të çuar vendin përpara.

“Më bëhet zemra mal kur lexoj CV-të e atyre që po anëtarësohen. Një nga gjërat që më pëlqeu më shumë është se pothuajse të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë anëtarë të Partisë Socialiste. Pra, kush është i mirë, shkon te më të mirët! Sigurisht, partia është e hapur për të gjithë, por jam posaçërisht i lumtur kur shikoj se studentët e ekselencës janë të gjithë me ne”, u shpreh Veliaj.

Deputetetja e PS, Ogerta Manastirliu vuri në dukje punët e bë ra në  kryeqytet.

“Dua ta falënderoj Erionin, për sa shumë transformime janë bërë në Njësinë 9. Po të diskutonim dhe të flisnim sot, ndoshta do na duheshin orë të tëra për të thënë se sa kopshte, çerdhe, shkolla janë ndërtuar, sa qendra shëndetësore janë rikonstruktuar, sa punë të mira për komunitetin janë bërë për infrastrukturën. Por, nuk do të ndalemi këtu sepse ne duam të vazhdojmë dhe të bëjmë edhe më shumë. Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, duke mbështetur njëri-tjetrin, duke mbështetur lidershipin e Partisë Socialiste, duke mbështetur Partinë Socialiste, për të mbështetur shqiptarët dhe për të vijuar së bashku planin e madh të transformimit të vijueshëm drejt ‘Shqipërisë 2030’”, tha Manastirliu.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real nott fake: 02/03/2024 19:42

    Por, Komuniteti është Populli i thjeshtë e Qytetar i Tiranës, që banon në Pallatet ekzistuese të Tiranës,e jo ata të Shtëpive private me Mure e Gardhe Abusive deri buzë Xhadesë së Makinave(që kanë zanë Trotuare e Rrugicat lidhëse midis tyre!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri