Dy ditë pas ndeshjes së ditës së dielë mes Juventusit dhe Fiorentinës, ku u akorduan dy penallti të diskutueshme dhe që përfundoi me shifrat 3-0 më favor të kampionëve të Italisë, vijojnë përplasjet mes presidentit të klubit ‘vjollcë’ Rocco Commisso dhe zëvendës presidentit të Juventusit Pavel Nedved.
Comisso fillimisht akuzoi arbitrat për vendime tendecioze, ndërsa Nedved deklaroi me ironi ‘se presidenti i Fiorentinës duket të pijë një god çaj para se të flasë, pasi ishin deklarat që nuk i bënin mirë futbollit’.
Sot për mediat italiane Commisso ka vijuar polemikat duke deklaruar: “Jam i lumtur për atë që thashë pas ndeshjes me Juventusin dhe nëse më gjobisin do ta paguaj. Fiorentina dhe Firence duhet të rrespektohet. Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe Nedved nuk pati as guximin të më jepte dorën.”
Më tej Commisso, presidenti që vetëm këtë verë bleu klubin e Fiorentinës, u shpreh: “Të dielën u futa në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe pashë futbollistë aq të mërzitur sap o lotonin.
Në fund manjati amerikan u shpreh se në objektivin e tij është ndërtimi i një stadiumi për klubin, pasi aktualisht në menaxhim kam vetëm markën.