/ATSH-AFP/ - Policia amerikane ka kryer një numër të madh arrestimesh në Ferguson e gjendur përballë një situatë të tensionuar nga vala e protestave pavarësisht vendosjes së gjendjes së emergjencës pas ushtrimit të dhunës në përvjetorin e vdekjes së të riut me ngjyrë i vrarë një vit më parë nga një oficer policie.
Një adoleshent me ngjyrë akuzohet se ka shtënë me armë në drejtim të forcave të rendit. Ai ka mbetur i plagosur rëndë nga forcat e sigurisë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.
"Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusonit dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë", deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson.
Protestat janë përqendruar në kontenë St Louis, aty ku banonte i riu më ngjyrë që u vra nga një polic një vit më parë, edhe pse nuk ishte i armatosur.
/Shqiptarja.com