Vijojnë protestën punonjësit e HEC-eve Ulëz dhe Shkopet! Punëtorët e shkarkuar: Po na heqin bukën e gojës! Kreu i sindikatës: Kemi ardhur për të drejtat tona

Me pankartat "Mos luani me bukën e fëmijëve tanë” punonjësit e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit kanë dalë serish në protestë, teksa kundërshtojnë vendimin e kompanisë private "Kurum" për shkarkimin nga puna.

Ndërsa rrezikojnë të ngelen papunë punëtoret thonë se vendimi i firmës private për shkarkim është i padrejtë dhe shkel kontratën kolektive .

Natë e ditë këtu kemi për të ngelë sepse më mirë të rrimë këtu, se sa rrimë në shtëpi për të vdekë për bukë se ne nuk kemi të ardhur tjetër këtu në Shkopet, vetëm male kemi këtu. Pa bukë je i mbaruar”, shprehet një nga punonjësit.

“T’i heqësh bukën e gojës tjetrit. Mos ta leshë të shkoj në mortë e në dasëm. Mos të ketë 5 lekë as për të shkuar në spital. Kush nuk ka rrogën, kush nuk ka punën dhe kush degjeneron dhe i heq njërëzit nga puna kjo është kriminale”, thotë një nga protestuesit.

Punonjësit nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci, thirrje kompanisë të anulojë reformën e të ulet në bisedime me punonjësit.

"Ne nuk kemi të ardhur këtu të bëjmë raprezalje, por kemi ardhur vetëm për të drejtat tona për bukën e gojës të fëmijëve tanë. Ndaj i bëjmë thirrje pronarit të kompanisë. Ne kërkojmë djersën për ata fëmijë që i kemi në shtëpi", tha Koleci.

Brenda 3 ditëve, kjo është protesta e dytë punonjësve të hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, por shqetësimi i tyre ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!