SHKODËR- Punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i Qeverisë Shqiptare ku përfituese është Bashkia Shkodër, po ecin me ritme të shpejta, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së zonës. Për ata të cilët kanë investuar në bujtina dhe restorante në zonë dhe banorët e Zogajve ky është një investim i shumëpritur.
Të tillë e konsiderojnë dhe ato punonjës të cilët vijnë çdo ditë nga Shkodra për të punuar në restorantet e zonës, të cilët tregojnë se kanë hasur shumë vështirësi për shkak të infrastrukturës por tashmë janë optimistë për zhvillimin e zonës.
Një reagim për këtë investim ka pasur edhe kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një video nga punimet dhe thekson rëndësinë e investimit nga qeveria dhe qëllimet afatgjata.
“MIRËMËNGJES dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Puna ka filluar me intensitet të lartë në ditët e para të janarit, ku deri tani janë hapur 4.1 kilometra të para të rrugës. Po ashtu, ka përfunduar ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj, një segment kyç për lehtësimin e qarkullimit dhe aksesit në zonë.
Me përfundimin e këtij investimi, Zogaj do të marrë vëmendje jo vetëm si një fshat turistik me peizazh piktoresk dhe më i aksesueshëm, por edhe në një korridor të rëndësishëm turistik duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vizitorëve.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
26 Mars, 20:33
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
‘Luli këndonte çdo natë himnin...’, Rama për kërcënimet e Berishës ndaj SPAK: Do shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:58
-
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma
26 Mars, 17:54
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Babai i Elseid Hysajt i kërkon Ramës mol në liqenin e Shkodrës: Më thanë je budalla që erdhe investove... (VIDEO)
26 Mars, 17:10
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama ironizon PD nga Shkodra: Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, si luftë kundër komunizmit
26 Mars, 16:59
-
‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara
26 Mars, 16:44
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
Te kujt rajoni? Te vish ne Shkoder nga Mali I zi...me mire nuk nisesh fare...e keni pare Murriqanin? Si mund te behesh Lider pa hekurudhe e transport publik. Mos lini nam me kto shkrime.
PërgjigjuLidhet Kraja me Shkodren me ater rruge dhe behet pet 30-minuta, siç eshte bere ne shekuj?