Vijojnë riatdhesimet dhe kthimet vullnetare nga Franca, policia: S'ka azil për shqiptarët, jemi vend i sigurt (VIDEO)

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Sot në Rinas u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen. Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 persona gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca. Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 persona.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shqiptarë që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t'u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

"Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero' thotë policia e shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I riatdhesuari: 10/12/2019 20:49

    Un shkova në evroptë se më thanë që në evroptë ka shumë leka dhe evropianët nuk dinë si ti shpenzojnë lekët, më thanë që eurot gjendeshin rrugëve kudo por nuk qënka e vërtetë, duhet të punosh shumë për të fituar eurot. Më mirë po dal vullnetarë dhe kthehem te kafja lagjes, aaaa rehat gallatë muhabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion