Qeveria serbe nuk mund të ndalojë dot sulmet e huliganëve. Pas rritjes së tensioneve si pasojë e incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, xhamia e Suboticës është sulmuar me koktejl molotovi gjatë natës në mes të së shtunës dhe të dielës.
 
Ndërkohë në qytetin e Novi Sadit, ku u sulmuan më parë nëntë furra të shqiptarëve është sulmuar me gur ëmbëltorja Telep, në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit goran me prejardhje nga Prizreni.

xhamia
 (Në foto xhamia e Suboticës që është sulmuar me koktejl molotovi)


Imami i Xhamisë së Suboticës, Selmo Drekoviç ka shprehur besimin se organet e rendit do të gjejnë autorët. Sipas videove të xhamisë, të cilat i ka kontrolluar policia, kanë qenë dy persona që kanë sulmuar këtë objekt fetar.