
Vijojnë bombardimet e ushtrisë ruse në territoret ukrainase ku vetëm në rajonin e Donteskut, në lindje të Ukrainës ku si pasojë, 3 civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit.
Të dhënat u raportuan nga Kreu i Administratës Ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko në Telegram, sipas Ukrinform .
Kyrylenko saktësoi se dy persona vdiqën në Udachne dhe një në Pokrovsk.
Që nga fillimi i pushtimit rus, 623 civilë janë vrarë dhe 1,598 janë plagosur në rajonin e Donetsk.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Ne do të rimarrim territoret e pushtuara! Kievi: Kriza politike në Perëndim të mos ndalë dërgimin e armëve








