Infektimet me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë e ndërsa sipas ekspertëve kjo rritje po ndodh për shkak të variantit Delta. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.232 testimeve janë regjistruar 149 raste të reja, ndërsa 1 person ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën një 79-vjeçar nga Durrësi, ndërsa që nga fillimi i epidemisë në vendi tonë numri i viktimave ka shkuar në 2.459.
Sakaq, rastet e reja me COVID-19 janë regjsitruar përkatësisht në këto Bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.
Aktualisht në të gjithë janë 876 pacientë aktivë me koronavirusin, ndërsa bëhet me dije se në Spitalin Infektiv po trajtohen 29 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë, ndërsa numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 130,395
Statistika (07 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4,232
Testime totale 926,332
Raste pozitive 133,730
Raste të shëruara 130,395
Raste Aktive 876
Humbje jete 2,459
Komente











