Vijojnë të mbeten të larta infektimet më COVID-19 në Kosovë, 2.236 raste pozitive dhe 8 viktima në 24 orë

Vijojnë të mbeten të larta infektimet më COVID-19 në Kosovë, 2.236 raste pozitive dhe 8 viktima në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë 2.236 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19, ndërsa 8 të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin. Prej ditësh Kosova po regjistron shifra të larta infektimesh, ndërsa varianti delta duket se po përhapet me shpejtësi.

Bëhet me dije se 138 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 106.546 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Në të gjithë vendin, numri total i infektimeve ka shkuar në 120.862, ndërsa i viktimave në  2.303. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 14.249 qytetarë.

Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 22.119 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 644.212 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 221.026 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Kujtojmë që për shkak të rritjes së infektimeve, nga dita e nesërme në Kosovë do të futen në fuqi masa të reja anti-COVID. Deri më 1 shtator klubet e natës do të jenë të mbyllura, ndërsa ora policore do të shkojë në 22:30 për të gjitha baret e restorantet. Për tu futur në restorante qytetarët duhet të vërtetojnë për mes certifikatës së vaksinimit që kanë rezultuar negativ me anë të një testi PCR ose kanë marrë vaksinën anti-COVID. Teksa numri i personave që do të lejohen nëpër dasma do të reduktohet nga 300 në 150.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali