Vijojnë tensionet, digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’ në veri të Kosovës! Edhe dje i vunë flakën dy mjeteve në Zveçan e në Mitrovicën e Veriut

Vijojnë tensionet, digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’ në veri të Kosovës! Edhe dje i vunë flakën dy mjeteve në Zveçan e në Mitrovicën e Veriut

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri makina me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri.

Sipas Policisë, një veturë është djegur në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Dy makina tjera me targa RKS, në pronësi të serbëve lokalë janë djegur edhe ditën e djeshme ende nuk dihen se kush janë autorët. 

“Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Në veri ka pasur tensione, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon për situatën në veri: E papranueshme, duhet dënuar

1680263710_be.JPG

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar djegien e disa automjeteve në pronësi të shtetasve serbë në veri, me targa RKS.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Szunyog u shpreh se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit, është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, shkroi ai në Twitter.

Ora 12:55
Digjen dy makina me targa të Kosovës, Haradinaj: Incidentet e fundit në veri të Kosovës, tregues se mund të ketë pengim të zgjedhjeve

1680260157_ramushharadinaj.jpg

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në veri të vendit, ku janë djegur disa vetura me targa RKS.

Ai ka bërë me dije se këto incidente janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri.

“Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Serbia dhe Kosova duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Presidenti i Serbisë të heqë dorë nga destruktiviteti dhe t’i urdhërojë njerëzit e tij që të heqin dorë nga sulmet e dhunshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga ndërmjetësit që të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Njëkohësisht, kërkoj nga BE dhe ShBA që të shfrytëzojnë gjithë mekanizmat e tyre që ta mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të sponsorizuar prej tyre, si bazë e fortë e rivendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Në të kundërtën angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej përpjekje pa rezultat”, ka vlerësuar Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse marrëveshja nuk zbatohet në teren, efektet e saj do të jenë ët ulëta.

“Nëse marrëveshja nuk reflekton me një normalitet në terren, efektet e saj do të jenë të papërfillshme. Paqja në Kosovë është e paalternativë dhe inkurajoj të gjitha palët që të jenë të pakompromis në vendosmërinë e tyre për të mënjanuar të gjithë ata që e rrezikojnë edhe marrëveshjen edhe sigurinë”, ka shkruar Haradinaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet