Vijojnë krizat në Lindjen e Mesme, Papa u bën thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t’i japin fund dhunës

Vijojnë krizat në Lindjen e Mesme, Papa u bën thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t’i japin fund dhunës

Papa Françesku

Papa Françesku u bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të hyjnë në dialog duke shprehur keqardhje për valën e fundit të dhunës.

Papa u shpreh e ishte i pikëlluar nga lajmi i palestinezëve të vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë operacioneve antiterroriste izraelite si dhe vdekjes së izraelitëve hebrenj në të shtënat në sinagogë ditën e premte.

“Me pikëllim të madh dëgjoj lajmet që vijnë nga Toka e Shenjtë… Spiralja e vdekjes, e cila po rritet çdo ditë, nuk bën gjë tjetër veçse vret besimin e vogël që ekziston mes këtyre dy popujve. I bëj thirrje dy qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar dhe u kërkoj që të gjejnë menjëherë, pa humbur kohë, rrugë të tjera që përfshijnë dialogun dhe kërkimin e sinqertë të paqes”, tha Papa.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu premtoi të shtunën një përgjigje “të fortë, të shpejtë dhe të saktë” ndaj sulmit të sinagogës në periferi të Jerusalemit, pasi ushtria e tij dërgoi më shumë trupa në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor. Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot