Partizani prej gati pesë vitesh ka nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, tribuna ku është drejt përfundimit. Fasada e instalimet e tribunës kryesore dhe mbulesat e dy tribunave kanë përfunduar së ndërtuari e pritet vendosja e stolave dhe shtrimi i tapetit.
Punimet po vijojnë me intensitet të lartë dhe në fazën e tretë të kampionatit stadiumi do të jetë gati për të mirëpritur kampionët e vendit. Faqja zyrtare e Partizanit ka publikuar pamje nga stadiumi, duke treguar ecurinë e punimeve.
“Kanë përfunduar së ndërtuari fasada e instalimet e tribunës kryesore dhe mbulesat e dy tribunave. Pritet vendosja e stolave dhe shtrimi i tapetit”, është shkruar krahas videos.