SHKODËR - Kjo e martë shënoi ditën e dytë të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Gjatë ditës së sotme është liruar i gjithë segmenti përgjatë Bulevardit “Skënderbeu”.

Po ashtu, janë shembur disa struktura pa leje që kishin zënë hapësirat publike, duke penguar lëvizjen e qytetarëve.

Policia Bashkiake ka vendosur penalitete ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar afatin 5-ditor të njoftimit, të dhënë më parë nga inspektorët në terren për largimin vullnetar të objekteve.

Aksioni do të vijojë edhe nesër në një tjetër zonë të qytetit të Shkodrës.