Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vazhdon në mbarë vendin, teksa forcat e IKMT-së kanë zbritur në terren për të shembur strukturat zaptuese.
Pamjet e publikuara të mërkurën nga kryeministri Edi Rama tregojnë ndërhyrjen e eskavatorëve për heqjen e ndërtimeve prej betoni dhe hekuri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Në terren janë edhe forca policie për të garantuar sigurinë gjatë operacionit teksa kryeministri zotohet se puna do të vijojë deri në fund.
Ndërkohë, një pjesë e madhe e rasteve denoncohen nga vetë qytetarët në platformën “Hapësira ime publike”. Deri tani janë raportuar 19 728 raste, ku 15 179 janë zgjidhur dhe 4 549 të tjera janë ende në shqyrtim.
Komente












