TIRANE - Gara për shefat e rinj të QSUT-së vazhdon ende. Ndonëse dje duhet të përfundonte procesi për zgjedhjen e tyre, kjo gjë nuk është arritur. Dje nga bordi i ministrisë së Shëndetësie janë diskutuar shefat e shërbimit për te kardiologjia, kirurgjia, imunologji- reumatologji-alergologjia dhe hematologjigastroenterologji, ndërsa zgjedhja përfundimtare e tyre do të bëhet javës që vjen.
Sipas burimeve konfidencale në Ministrinë e Shëndetësisë në garë për të zgjedhur shefat e rinj janë ende shërbimet e “Kardiologjia, kirurgjia, imunologji- reumatologji-alergologjia dhe hematologjigastroenterologji”. Po sipas këtyre burimeve në garë për shef shërbimi në kardiologji kanë mbetur vetëm dy nga tre që ishin.
“Në garë për shef shërbimi në kardiologji janë Petrit Bara dhe Artan Goda”, thonë këto burime. Jashtë gare për këtë shërbim është lënë Alban Dibra. Ndërsa për shërbimin e kirurgjisë vazhdon ende gara midis Nikollaq Kaçani dhe Edmond Çeliku.
Kurse për shef shërbimi në imunologji- reumatologji-alergologjia ka mbetur në konkurim Genc Sulçebeu dhe Teuta Backa, ndërsa ka humbur garën Argjend Tafaj dhe Alfred Priftanji. Kurse për hematologjigastroenterologj, vazhdojnë të jenë ende në konkurrim Pal Xhumari dhe Adriana Babameto.
Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë zgjedhja përfundimtare e tyre do të bëhet javen që vjen. “Kandidaturat përzgjidhen nga komision ad hock, për të kaluar më pas në bordin e spitalit universitar, dhe pastaj nga këto zgjidhet një për shef shërbimi.
Javën që vjen bëhet zgjedhja përfundimtare për të vendosur se kush do të jetë shef shërbimi” thonë burimet nga Ministria e Shëndëndetësisë. Ndërrimi i shefave në QSUT, bëhet në kuadër të unfikimit të shërbimeve. Kjo reformë ka bërë që në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, të ketë 37 shefa shërbimi më pak dhe nga 63 drejtues pavionesh do të mbeten vetëm 26. Ndërsa pak ditë më parë ka përfunduar zgjedhja për 10 shefa shërbimesh.
KONKURSI
Kandidatët i janë nënshtruar intervistimit nga komisioni
Procesi për kandidaturat e shefave të rinj në QSUT, ka kaluar përmes komisionit ad hock nga Këshilli i Profesorëve të Universitetit të Mjekësisë. Kjo është bërë edhe në prani të profesorëve të huaj, ashtu sikurse e përcakton edhe rregullorja.
Konkurrentët këtë herë i janë nënshtruar edhe intervistimit, nga ky komision. Sipas rregullit shefat e shërbimit, krahas postit që do të mbajnë do të jenë edhe pedagogë në fakultetin e Universitetit të Mjekësisë. Sipas ligjit të ri në këtë rast, bordi zgjedh drejtuesit që kanë fituar në këtë konkurs duke marrë si kriter kyç kandidatët që kanë eksperiencë dhe aftësi.
Në rast se një drejtues mbush moshën e pensionit ai nuk ka më të drejtë të jetë shef shërbimi dhe automatikisht do të rihapet konkurimi për personin i cili do të zvëndësojë dhe do të drejtojë këtë post.
NË GARË
Kardiologji
Petrit Bara
Artan Goda
Reumatologji, Imunologji
Genc Sulçebeu
Teuta Backa
Kirurgji
Nikollaq Kaçani
Edmond Çeliku
Hematologji- gastroentologji
Pal Xhumari
Adriana Babameto
TË ZGJEDHUR
Shefat për sherbimet unikale
Pediatri e Përgjithëshme
Eli Foto
Pediatria e Specialiteteve
Anila Godo
Shërbimi ORL/ okulistikë QSUT
Besim Boci
Onkologji
Agim Sallaku
Pneumonia
Hasan Hafizi
Sëmundjet Infektive, Dermatologji
Pëllumb Pipero
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”
Nikita Manoku
Materniteti “Koço Glozheni”
Orion Glozheni
Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com