TIRANE - Në ditën e katërt të grevës së urisë ish të përndjekurit politik janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund sakrificës së tyre për plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë. Mesditën e së martës pranë ambienteve të grevës ka mbërritur edhe një përfaqësi e Aleancës Kuqezi. Ata akuzuan qeverinë se ka rrënuar këtë shtresë sociale duke i përndjekur edhe në demokraci.

Grupi tjetër i të burgosurve politik me në krye kreun e kësaj shoqate Skënder Tufa edhe pse kishte vendosur të futej në grevë në ambientet e institutit të ish të përndjekurve politik është përballur me uniformat blu. Efektivët e komisariatit numër një nuk kanë lejuar futjen në grevë urie të këtij grupi.

Pas disa orësh edhe ky grup i është bashkuar ish të përndjekurve që janë të akomoduar prej katër ditësh në zonën e Komunës së Parisit