Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë,  kanë vijuar kontrollet në Lazarat ku janë gjetur dhe sekuestruar drogë dhe muncione.
Burime policore bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në Lazarat nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Fnsh në lagjen Hone, janë gjetur dhe sekuestruar, 32.2 kg canabis sattiva (e përpunuar për çokollatë), 32 fishek model 56, 2 granata dore, 4 predha granatahedhëse dhe 3 mbushje predhash granatahedhësie të fshehura në tokë.

Kujtojmë që kontrolli ka nisur mëngjesin  e djeshëm, ku janë gjetur dhe një sasi e konsiderueshme armësh dhe municoione.

Burimet Policore njoftojnë se kontrollet vijojnë.