Ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm. Deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes. Ndërsa në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë.
Deri në këto momente në të gjitha akset rrugore nacionale janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.
Në të gjitha akset rrugore nacionale, janë ndëshkuar me masë administrative 197 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.
Gjithashtu janë ndaluar 24 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ku pas alkooltesteve ka rezultuar se 11 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.25 mg/l deri në 0.44 mg/l, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit.
Policia ka vendosur edhe 234 masa për përdorim të celularit, 79 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 36 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Me shpejtësi deri në 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, ndëshkohen dy shoferët! Policia apel: Stop shpejtësisë
30 Dhjetor 2024, 08:12
NGORDHINI ne gjoba,,,,te zene mend debilat...
PërgjigjuNga Radhima ne Vlore sot ne oren 13.30 deri ne oren 15.00 kishte gjithsej 3 police ne rruge. Dy police ne nje makine dhe nje ne kembe. Na u desh nje ore e gjysem nga Radhima deri ne Vlore. Parakalime ne autokolone, rrezikim te pushuesve dhe rrjedhimisht edhe bllokim te trafikut dhe vetem nje polic ne kembe, se ata te dy me makine po merreshin me nje aksident! Ku ishte policia e Vlores sot? Mos kane marre pushimet?!
PërgjigjuBravo policia e shtetit kjo eshte gjeja me minimale qe duhet te beje Respektimin e ligjit dhe kodit rrugor me perpikmeri.
Përgjigju