Pas mbarimit të festave shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe në vendet e tjera kanë filluar të largohen nga vendlindja. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës është regjistruar fluks në dalje.
Sipas gazetares së Report Tv në Korçë Iris Rezhda, dje nga Kapshtica kanë dalë 5761 persona, ndërsa kanë hyrë 2917. Ndërkohë që sot vijon fluksi, teksa po punohet me 6 sportele nga pala shqiptare dhe 4 nga ajo greke.
Ndërkohë që nga Kakavija kanë dalë 2500 persona dhe 500 automjete dje, gjithashtu edhe sot vijon fluksi. Pala shqiptare punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2 në Kakavijë. Radhë janë regjistruar edhe në doganën e Hanit të Hotit gjatë natës.
Budallenj dhe hajvanë që ju pelqen qe greku ti shkelë siç i shkeli për 28 vjet. Gomerë që durojnë drunë!
Përgjigju