Vijon mësimi te Fakulteti Ekonomik, auditorët plot me studentë (VIDEO)

Pas disa ditësh bllokim nga një grup studentësh të udhëhequr nga persona me ndikim të fortë politik nga opozita, në Fakultetin Ekonomik vijon normalisht procesi mësimor. Siç duket edhe nga pamjet, mësimi vijon dhe auditoret janë plot më studentë në leksione. Ndërkohë, nga ana tjetër, vetëm një grup i vogël i studentëve të Ekonomikut, vijon protestën dhe bojkotin. Disa prej tyre sot u rikthyen te Ministria e Arsimit dhe Kryeministria për të protestuar, por u larguan brenda një ore. 

Kujtojmë se pas plotësimit të kërkesave të studentëve nga qeveria, grupe studentësh të udhëhequr nga persona të partive politike PD dhe LSI, patën bllokuar disa universitete duke mos lejuar shumicën që donte të zhvillonte mësim. Madje, keta studente qe bllokuan, kane krijuar edhe nje parti politike e cila do jete aleate e PD dhe LSI, duke nxjerrë kështu edhe skenarin e paramenduar nga opozita, e cila duke perdorur emrin e studentëve kërkon të përfitojë kapital politik.

Për interesa të opozitës dhe disa personave që duan të bëhen politikanë, po rrezikohet edhe viti akademik i dhjetëra mijëra studentëve që duan të bëjnë mësim. Nga ana tjetër, qeveria ka bërë publik draftin e Paktit për Universitetin, ku jepet zgjidhje për çdo kërkesë të studentëve, me afate kohore të përcaktuara, duke përfshirë edhe problematika që studentët nuk i kishin parashtruar./Lexo.al/

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 23/01/2019 18:49

    Mos u merrni me lristat e leshitdhise se janë me virusin e hardallosjes dhe delirit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?