Vijon operacioni, MB: Bllokohen
402 subjekte, 285 në hetim

Vijon operacioni, MB: Bllokohen<br />402 subjekte, 285 në hetim
TIRANE- Aksioni i policisë “Fund marrëzisë” vijon në mbarë vendin që prej datës 14 tetor, dhe deri më tani është ushtruar kontroll tek 1004 subjekte. Siç raportohet nga Policia, deri në orën 20:30 të ditës së enjte, 17 tetor, nga kontrollet e ushtruara janë bllokuar 402 subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

Nga operacioni “Fund marrëzisë”, janë proceduar penalisht 287 subjekte dhe janë vendosur nën hetim 285 persona.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se janë sekuestruar 1477 makineri lojëra fati e pajisje, si dhe 118 kompjutera dhe 400 monitorë (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.

Ndërkaq, njofohet se materialet e sekuestruara gjatë këtij aksioni janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë, 1647 pajisje; pranë Tatimeve janë lënë në ruajtje162 pajisje, si dhe janë lënë në ruajtje 186 pajisje të tjera.

OPERACIONI “FUND MARRËZISË” NË 12 QARQET
Në qarkun Tiranë: janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 156 subjekte, janë proceduar penalisht 38 subjekte dhe 38 persona, janë sekuestruar 266 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 16 kompjuter e 83 monitorë.

Në Qarkun Durrës: janë bllokuar 28 subjekte, janë kontrolluar 83 subjekte, janë proceduar penalisht 21 subjekte dhe 21 persona, janë sekuestruar 193 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter e 18 monitorë.

Në Qarkun Lezhë: janë bllokuar 47 subjekte, janë kontrolluar 32 subjekte, janë proceduar penalisht 25 subjekte dhe 24 persona, janë sekuestruar 147 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 4 kompjuter e 16 monitorë.

Në Qarkun Shkodër: janë bllokuar 3 subjekte, janë kontrolluar 72 subjekte, janë proceduar penalisht 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 17 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 19 kompjuter e 74 monitorë.

Në Qarkun Kukës: janë bllokuar 8 subjekte, janë kontrolluar 11 subjekte, janë proceduar penalisht 10 subjekte dhe 10 persona, janë sekuestruar 69 pajisje lojëra fati, si dhe si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 14 monitorë.

Në Qarkun Dibër: janë bllokuar 17 subjekte, janë kontrolluar 29 subjekte, janë proceduar 19 subjekt dhe 19 person, si dhe është sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 5 kompjuter e 12 monitorë.

Në Qarkun Elbasan: janë bllokuar 30 subjekte, janë kontrolluar 144 subjekte, janë proceduar 33 subjekte dhe 33 persona, janë sekuestruar 105 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitorë.

Në Qarkun Korçë: janë bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 57 subjekte, janë proceduar 16 subjekte dhe 16 persona, janë sekuestruar 92 pajisje lojëra fati.

Në Qarkun Berat: janë bllokuar 10 subjekte, janë kontrolluar 79 subjekte, janë proceduar 32 subjekte dhe 32 persona, janë sekuestruar 60 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 21 kompjuter dhe 28 monitorë.

Në Qarkun Fier: janë bllokuar 8 subjekte, janë kontrolluar 173 subjekte, janë proceduar 37 subjekte dhe 37 persona, janë sekuestruar 202 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve janë bllokuar 8 kompjuter dhe 30 monitor.

Në Qarkun Gjirokastër: është bllokuar 1 subjekt, janë kontrolluar 94 subjekte, janë proceduar 14 subjekt dhe 14 persona, janë sekuestruar 128 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.

Në Qarkun Vlorë: janë bllokuar 32 subjekte, janë kontrolluar 74 subjekte, janë proceduar 25 persona dhe 24 subjekte, janë sekuestruar 94 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 39 monitor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë