Vijon operacioni në Lazarat- Arrestohet Ajet Kazma, iu gjetën 650 kg marijuanë  

Pamje nga droga e kapur në Lazarat (arkiv)
TIRANË, 30 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Në kuadër të këtij operacioni që vijon tashmë prej thuajse 16 ditësh sot është kapur në flagrancë shtetasi Ajet Kazma, 50 vjeç, lindur dhe banues në Lazarat. Ky shtetas është arrestuar pasi gjatë kontrollove në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 42 thasë marijuanë dhe në total 650 kilogram Majiruan e presuar dhe në formë boce.
Policia po vijon hetim në ngarkim të këtij shtetasi, ndërsa bën të ditur se në këto 16 dite operacion është mundësuar asgjësimin i rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapja e një sasie prej 64 ton e 436.937 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 21 kg e 750 gram lëndë narkotike e tipit çokollatë, si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.
Po ashtu, gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Nderkohe, është ushtruar kontroll në territoret e mbi 803 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri tani janë arrestuar e ndaluar 36 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje lëndësh narkotike etj. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE