Vijon operacioni në Lazarat, shkon në 38 numri i të arrestuarve

TIRANË, 2 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat, duke  e çuar në 38 numrin e të arrestuarve për sulm me armë ndaj policisë, për Armbajtie pa leje, për Prodhim dhe shitje të narkotikëve
Burime Policore bëjnë të ditur se në vijim të kontrollove në fashtin e Gjirokatrës u bë i mundur pak pas mesdite arrestimi i shtetasit Pertef Brahimi, të cilit i'u gjetën 1 ton marijuan e presuar. Sipas policicisë, gjatë kontrollit në banesën e  Brahimit, i'u gjetë 1 ton marijuan e presuar, e cila ishte fshehur në tavanitn e banesës. Shtetasi Brahimi, i datëlindjes 1954, lindur dhe banues në Lazarat është shtetasi i 38 i arrestuar nga blutë.
Sakaq, Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur