Vijon operacioni në majën e Karaburunit, strukturat ende terren, ndërhyrje nga ajri dhe nga toka

Vijon operacioni në majën e Karaburunit, strukturat ende terren, ndërhyrje nga ajri dhe nga toka

Foto e postuar nga AKMC

Operacioni në majën e Karaburunit për shuarjen e flakëve vijon ende ndërsa në terren po punojnë ende forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake. Përveç Karaburunit, po punohet edhe në të gjithë vendet ku ka vatra aktive zjarri.

Sipas një njoftimi të bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile edhe drejtuesi Haki Çako dhe prefekti Flamur Mamaj ndodhen në terren për të monitoruar situatën. AKMC shkruan se në ‘luftën’ për të shuar flakët po punojnë edhe forcat e mbërritura nga Çekia e Holanda ndrësa ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri edhe nga toka.

“Vazhdon operacioni pa ndërprerje për fikjen e zjarreve në vatrat më kritike, siç është ajo e Gadishullit të Karaburunit, gjithashtu edhe në të gjithë territorin e Shqipërisë. 

Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, në krah me të gjitha strukturat e palodhura, si me z. Luan Kapaj të Zjarrfikëses Vlorë, vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën në terren.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile po drejton dhe koordinon situatën me të gjitha strukturat e mbrojtjes civile, zjarrfikëset, Forcat e Armatosura, si dhe forcat e ardhura për mbështetje nga Çekia dhe Holanda, të cilat janë në gatishmëri dhe po bëjnë të pamundurën për neutralizimin e situatës, me ndërhyrje nga ajri dhe nga toka”, shkruan Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 7 vatra aktive, kritike situata në Dukat të Vlorës, flakët me ndihmën e erës kanë marrë përmasa të frikshme, 200 trupa në terren! E vështirë gjendja edhe në Kalimash e Mirditë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë