Zjarret/ 7 vatra aktive, kritike situata në Dukat të Vlorës, flakët me ndihmën e erës kanë marrë përmasa të frikshme, 200 trupa në terren! E vështirë gjendja edhe në Kalimash e Mirditë

2 janë vatrat e zjarrit në vend që shqetësojnë autoritetet në orët e mbrëmjes të kësaj të shtune. Në Dukat të Vlorës minutat e fundit raportojnë se ka një përkeqësim të ndjeshëm të situatës. Të ndikuara nga era e fortë në zonën Dukatit flakët kanë marrë përmasa të frikshme. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhet edhe forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë dhe situata duket se po rëndohet nga momenti në moment. Në Dukat situata është kritike, pasi era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, duke shtuar intensitetin e tyre. Rreth 200 trupa nga Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të bërë të mundur izolimin e zjarrit. .

Mbetet aktiv zjarri sipër Tunelit të Kalimashit, ku situata është përkeqësuar për shkak të erës. Po punohet për të mos lënë përhapjen në territorin e njësisë administrative Surroj, ku mund të ketë rrezik për stanet e fshatit.

Në të gjithë vendin aktualisht janë aktive 7 vatra zjarri. Puna vijon pandërprerë me vatrat në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon, të bashkisë Mirditë, ku ende ka vatra aktive në një pjesë të zonave. Një vatër e rrezikshme paraqitet ajo në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar dhe mund të ketë edhe ndërhyrje nga ajri. 

Pasditen e sotme, Kryeministri Rama ka bërë me dije situatën në vend, në të gjitha vatrat e zjarrit. Në një postim në 'Facebook' Rama bën një bilanc të vatrave aktive dhe punës që është bërë. 

Situata e paraqitur nga Rama:

Situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka.

E vështirë paraqitet situata në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore. Aty forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit. Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri. 

Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë.

Edhe në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, por situata po mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos ketë përhapje.

Vatra të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës, në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, ku situata është përmirësuar.

Nuk ka rrezik për banesa dhe po mbahen nën monitorim vatrat; afër Kepit të Rodonit në Durrës, një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, ku era po ndërlikon punën e forcave operacionale.

Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar

Një vatër në terren të vështirë është paraqitur në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por nuk rrezikon përhapjen e flakëve. Po punohet për izolimin e saj.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri  në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
VIDEO, flakët marrin përmasa të frikshme në Dukat minutat e fundit, ndihmohen nga era

 

Të ndikuara nga era e fortë në zonën Dukatit flakët kanë marrë përmasa të frikshme orët e fundit.

Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhet edhe forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë dhe situata duket se po rëndohet nga momenti në moment.

Ora 21:28
Vijon operacioni në majën e Karaburunit, strukturat ende terren, ndërhyrje nga ajri dhe nga toka

Operacioni në majën e Karaburunit për shuarjen e flakëve vijon ende ndërsa në terren po punojnë ende forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake. Përveç Karaburunit, po punohet edhe në të gjithë vendet ku ka vatra aktive zjarri.

Sipas një njoftimi të bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile edhe drejtuesi Haki Çako dhe prefekti Flamur Mamaj ndodhen në terren për të monitoruar situatën. AKMC shkruan se në ‘luftën’ për të shuar flakët po punojnë edhe forcat e mbërritura nga Çekia e Holanda ndrësa ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri edhe nga toka.

“Vazhdon operacioni pa ndërprerje për fikjen e zjarreve në vatrat më kritike, siç është ajo e Gadishullit të Karaburunit, gjithashtu edhe në të gjithë territorin e Shqipërisë. 

Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, në krah me të gjitha strukturat e palodhura, si me z. Luan Kapaj të Zjarrfikëses Vlorë, vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën në terren.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile po drejton dhe koordinon situatën me të gjitha strukturat e mbrojtjes civile, zjarrfikëset, Forcat e Armatosura, si dhe forcat e ardhura për mbështetje nga Çekia dhe Holanda, të cilat janë në gatishmëri dhe po bëjnë të pamundurën për neutralizimin e situatës, me ndërhyrje nga ajri dhe nga toka”, shkruan Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ora 20:32
Zjarret në Kukës, operacionet kundër flakëve rinisin nesër! Sipër tunelit të Kalimashit ka një vatër që rrezikon të përhapet

 

Një nga dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jete aktive. Sipas Komisionit te Mbrojtjes Civile te Prefekturës dhe Bashkisë Kukës vatra ne zonën e Rrunës është shuar dhe janë tre roje për të monitoruar situatën gjate natës. Ndërsa vatra sipër tunelit te Kalimashit në Thirrë, zona Leku i Thive është aktive dhe rrezikon të përhapet më gjerë.

Operacioni është ndërprerë për të filluar të dielën. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, dhe banore të zonës gjatë gjithë ditës së sotme kanë luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë për të bërë të mundur  shuarjen e flakëve.

Ora 20:28
Pamje live nga Dukati, flakët riaktivizohen fuqishëm, zjarrfikësit në terren

Këto janë pamjet që vijnë live nga mali i Dukatit. Siç shihet edhe nga video e siguruar nga Report Tv vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish dhe flakët kanë filluar të përhapen me shpejtësi. Ndërsa në terren kanë zbritur  zjarrfikësit dhe ushtarët për të mbajtur nënkontroll vatrat.

Ora 19:58
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Dukat, 4 zjarrfikëse dhe 60 ushtarë nisen në drejtim të flakëve

Në malin e Dukatit janë aktivizuar sërish vatrat e zjarrit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejt Dukatit janë nisur 4 zjarrfikëse dhe 60 ushtarë për të punuar për shuarjen e flakëve.

Sipas zjarrfikësve bëhet me dije se vatra është aktive. Rreth 5 orë më parë u raportua se të gjitha vatrat në malin e Dukatit u shuan.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sui: 07/08/2021 18:10

    Ik morr rrote shuli po digjet dogana e ti rri fle gjume. Idjot xhepist. Po vidhet anembane e ti prap mendjen tek zjarret. Shiko pak doganat e do e kuptosh. Hajdut

    Përgjigju
    • Arbëri: 07/08/2021 19:18

      Po e pret serbin për ndihmë në shuarjen e zjarreve, por ka harruar se këtu vendos NATO !

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë