Dy policë janë arrestuar pasditen e sotme në Kosovë në vijim të operacionit në veri, që nisi dy ditë më parë. Njëri nga zyrtarët është arrestuar në Jarinje (pikë kalimin kufitar) dhe tjetri në Mitrovicën jugore.
“Edhe arrestimet e sotshme (zyrtarëve policorë të policisë kufitare me inicialet D.P dhe V.T) janë vazhdimësi e operacionit të emërtuar “Kontrabanda” që u zhvillua më 28 maj 2019 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë.
Nga operacioni në datë 28 maj, para dy ditësh në Zubin Potok u plagosën 4 efektivë, ndërsa 30 u arrestuan, mes tyre edhe 10 policë. Operacioni shkaktoi reagime të shumta, teksa e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar KFOR-it gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në komunat veriore. “Unë gjithmonë e them të vërteten. Ata nuk mund të thonë se kanë biseduar me mua sepse nuk e kanë bërë” tha Vuçiç gjatë ditës së sotme.