TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. 4 persona kanë rënë në prangat e policisë, për vjedhje të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mësohet se gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.902 raste . Si rezultat, janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 9 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , ndërsa janë shpallur në kërkim 5 persona .
Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 935 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Gjithashtu po sot janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së./a.g/
/Shqiptarja.com