Situata në Elbasan vazhdon të jetë e njëjtë.
Ende nuk është shuar zjarri që preku Kodrat e Shushicës në Elbasan ditën e sotmë. Zjarri ka depërtuar në kurorën e gjelbër e përbërë nga pisha e dushk. Prej oresh vijon lufta me flakët në Kodrat e Shushicës në Elbasan. Report TV ka siguruar pamje nga beteja që po bëjnë punonjësit zjarrfikës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili po djeg një masiv te konsiderueshem pyjor. Terreni malor e bën edhe më të vështirë punën.
Lajmi kryesor:
Elbasan/ Përfshihet nga flakët Kodrat e Shushicës në Elbasan, rrezikohet kurora e gjelbër, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë









