Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Prefekti i Vlorës: Janë djegur rreth 120 ha tokë

VLORË- Vatra e zjarrit në malin e Dukatit është riaktivizuar sërish, pas disa orësh pasi u shua me mjete rrethanore nga zjarrfikësit e Vlorës. Era dhe thatësira kanë riaktivizuar sërish zjarrin, që siç shihet nga pamjet për përhapet në një pjesë të konsiderueshme të territorit malor.

Për të shuar zjarrin në malin e Dukatit, kanë shkuar forcat zjarrfikësve të qytetit të Vlorës dhe forcat e ushtrisë, që po ndihmojnë për të fikur zjarrin. Ato po punojnë me mjete rrethanore, ndërkohë që terreni është shumë i vështirë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi mund të jetë vendosur nga banorët e zonës për të hapur kullota të reja.

Dëmi i lënë pas nga zjarri është shumë i madh. Një sipërfaqe me rreth 120 ha bimësi dhe shkurre është djegur, ndërkohë që dëmi përfundimtar është duke u përllogaritur. Në një lidhje për Report Tv, prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha se zjarri ka qenë shumë i vështirë për t’u fikur për shkak të terrenit të vështirë si edhe flakëve që po favorizoheshin nga era e fortë.

Ai shtoi se nuk u bë ndërhyrja nga ajri për shkak se i vetmi helikopter që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes në Malin e Tomorit.

“120 ha me bimësi shkurre, pyje, ka dëm të jashtëzakonshëm dhe situata do verifikohet pasi të vijë. Helikopteri që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes që ka bërë në malin e Tomorit”, tha Mamaj.

Zjarret janë një problematikë që është përballur vendi ynë gjatë sezonit të verës, ku nuk janë përjashtuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, siç ishte në Malin e Tomorit, e ku për pasojë 2 persona ranë në pranga.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin e Dukatit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Pas disa orësh, vatra e zjarrit në malin e Dukatit është riaktvizuar sërish. Siç shihet nga pamjet e siguruar nga Report Tv po digjen sërish bimësi në zonën e Dukatit, ndërkohë që era dhe moti i thatë kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Për të shuar zjarrin në malin e Dukatit, kanë shkuar forcat  zjarrfikësve dhe forcate e ushtrisë, që po ndihmojnë për të shuar zjarrin. Ato po punojnë me mjete rrethanore, ndërkohë që terreni është shumë i vështirë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi mund të jetë vendosur nga banorët e zonës për të hapur kullota të reja.

Ora 17:09
'Bukë e kripë dhe zemër të bardhë', zjarrfikësit e Vlorës ndajnë fotot pas shuarjes së flakëve në Dukat, mes tyre edhe Luan Kapaj,  'heroi' i tërmetit të 26 nëntorit

Zjarrfikësit e Vlorës, kanë publikuar disa foto pas shuarjes së zjarrit në malin e Dukatit.

Ato ka ndarë disa foto teksa shihen duke ngrënë një drekë të thjeshtë me çfarë ju gjendej në trastat e tyre, ndërkohë që po shfrytëzonin kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizmit të zjarrit.

Mes tyre është edhe zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë. Kapaj u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij. Ndërkohë që sot këto 'heronj' sërish përballen me rrezikun dhe nuk kanë asnjë mjet për të luftuar me flakët.

'Kur Detyra realizohet në Grup !  Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndjamë me njeritjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!'-shkruajnë punonjësit e zjarrfikëses së Vlorës.

Ora 14:53
Shuhet pas 4 ditësh zjarri në Malin Dukat, prefekti për Report Tv: U dogjën 120 ha tokë! Dëm i madh

 

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje për Report Tv ka bërë me dije se zjarri në malin Dukat është fikur, pas disa orësh luftë me flakët, teksa shopi se dëmi është i konsiderueshëm. Ai ka sqaruar se arsyeja pse nuk është ndërhyrë nga ajri është se helikopteri që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes në Malin e Tomorit.

“Zjarri në të gjithë territorin e Malit Dukat është fikur, ka pasur probleme që ka të bëjnë me vështirësinë e relievit në atë zonë. Situata edhe për shkak të temperaturave të larta dhe në erës së fortë ua ka vështirësuar punën. Ka qenë sakrifica e tyre që dhe në kushte të papërshtatshme, kanë shuar zjarrin. 120 ha me bimësi shkurre, pyje, ka dëm të jashtëzakonshëm dhe situata do verifikohet pasi të vijë. Helikopteri që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes që ka bërë në malin e Tomorit”, Mamaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/07/2021 12:19

    Shteti mos ti shpenzoje fondet publike per te bere reklama por te blej pak avjona per fikjen e zjarreve se eshte turp i botes luftojne zjarrfikesit me dega pemesh pa asnje ndihme nga ajri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen