Vijon presioni ndaj Bashës nga njerëzit e Berishës, ish deputeti demokrat: Mos u fshih si struci, por dili për zot PD-së! Kush akuzon duhet të jap prova

Vijon presioni ndaj Bashës nga njerëzit e Berishës, ish deputeti demokrat: Mos u fshih si struci, por dili për zot PD-së! Kush akuzon duhet të jap prova

Ish deputeti Astrit Veliaj nuk ka kursyer kritikat për Lulzim Bashën, ndërsa më parë e ka konsideruar si një lider të paaftë për të drejtuar partisë, sot akuzat e tij janë fokusuar në lidhje me heshtjen e tij, kur SHBA i kërkon largimin e Sali Berishës.

Për Astrit Veliajn kjo heshtje e Bashës ngjall dyshime, pasi po fshihet si struci dhe nuk mbron dot të shkuarën e partisë. Veliaj ka pasur kritika të forta edhe për aftësitë udhëheqëse të Bashës duke thënë se PD po reflekton dobësitë e karakterit të tij dhe nuk po vepron si një institucion politik.

Ish deputeti Veliaj ka pasur edhe një mesazh për SHBA, duke i dalë në krahë Sali Berishës, ku tha se "Kur akuzon duhet ta provosh, ndryshe humbet besimin për t’u marrë seriozisht. Kjo vlen për këdo, sado i madh apo i vogël është".

 Ky reagimin i Veliajt vjen pak para shtatorit ku pritet të mblidhet e parlamenti i ri, ndërsa SHBA ka pasur një urdhër të prerë për Bashën se nuk e duan atë në Kuvend.

"Prej shumë vitesh kupola opozitare ka praktikuar politikën e strucit, të qëndrimeve evazive për çështjet themelore, të impotencës në aksionet politike, të pazareve të fshehta kur duhet të jepte goditjen finale në marrjen e pushtetit. Kjo i ka kushtuar humbjen e disa palë zgjedhjeve. Askush nuk të beson kur nuk e di se ku qëndron, çfarë synon dhe për çfarë lufton.Udhëheqësia pa formë, pa shpirt e pa gjak, pa respekt ndaj njerëzve dhe kauzave të veta humbet mbështetjen e shoqërisë. Kjo dyfytyrësi po shfaqet edhe në qëndrimin që duhej mbajtur ndaj sulmeve kundrejt liderit historik të Partisë Demokratike.

Ka rendje pas karriges dhe fshehje të turpshme kur cënohet simbolika, historia dhe integriteti i lidershipit ndër vite. Disa thonë se është çështje e vështirë dhe se jemi midis dy zjarreve. Qullashët zihen ngushtë – luftëtarët dalin nga çdo situatë. Liderët shquhen për pozicionim, guxim dhe domethënie. Burrat e zot mbajnë një qëndrim me besimin më të mirë. Luajtja me disa porta të nxjerr bojën dhe në fund të nxjerr nga loja.Tani ka ardhur koha për përgjigje të qarta. Institucionet politike gjykojnë permes fakteve, jo deklaratave, distancohen ndaj të dënuarve, jo figurave nën sulm politik. Nëse është çështje morale gjykon opinioni publik, nëse është çështje ligjore gjykon drejtësia. Në çdo rast nuk e zgjidh trafiku i influencës politike. Kështu qartësohen ujërat dhe vendosen mbi një shtrat parimor marrëdhëniet me partnerët.Mbështetja politike i tërhiqet çdo njeriu që i vërtetohet me gjyq fajësia. Kështu ka ndodhur në vendet e tjera ballkanike. Askund nuk kërkohet dhe askush nuk pranon të ekzekutojë karakterin e dikujt kur nuk është hapur një çështjë në një organ të pavarur drejtësie. Ekzekutimet politike të opozitarëve i bënte dikur Hoxha dhe sot Putini. Në kësi regjimesh politika fliste përpara drejtësisë. Të përjashtonte partia dhe më pas të dënonin marionetat e saj të drejtësisë.

Demokracia ligjore është një koncept tjetër që bazohet mbi votën dhe ligjshmërinë, ku nuk ka vend për gjyqësi politike. Roli i partive qëndron tek qartësimi i marrëdhënieve brenda vetes dhe me të tjerët. Heshtja ngjall spekullimet. U duhet dalë ballë sulmeve përpara se të të vënë përfund, u duhet dhënë formë ngjarjeve përpara se të të japin formë ato.Sali Berisha nuk ka nevojë ta mbrojë kush se është luftëtar i paepur për nderin dhe interesin publik, por Partia Demokratike duhet të tregojë se është institucion politik dhe nuk ka marrë dobësitë e karakterit të administratorëve të saj. Udhëheqje do të thotë reagim me vendosmëri. Jo-të e mëdha në histori kanë përshkruar fatin e kombeve dhe organizatave e kanë ngritur lart prestigjin e tyre. Lideri nuk mund të fshihet si struci. Partitë që nuk mbrojnë dot të shkuarën e tyre nuk do kenë kurrë një të ardhme. Rruga drejt pushtetit nuk kalon nga zyrat ndërkombëtarësh, por nga zemrat e shqiptarëve dhe për këtë nuk të duhen fotot me diplomatë, por vendosmëria për të mbajtur qëndrime të forta ndaj kujdo mbi këtë tokë. Gjithkush duhet të jetë përgjegjës për atë që pretendon.

Barra e provës i takon atij që deklaron, thoshin dikur latinët. Kur akuzon duhet ta provosh, ndryshe humbet besimin për t’u marrë seriozisht. Kjo vlen për këdo, sado i madh apo i vogël është. Para ligjit dhe principit jemi të gjithë të barabartë", shkruan Veliaj.

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken firmosi fundin e palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsion, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Pas këtij vendimi, më 30 korrik ishte diplomatja Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës të distancohet nga Berisha dhe  ia bëri të qartë se SHBA-të nuk e duan në shtator në Kuvend.

Të gjitha këto veprime tërbuan Sali Berishën i cili jo vetëm ka hedhur akuza të panumërta ndaj SHBA-së. por ka nisur edhe një 'luftë' me mullinjtë e erës si për të tentuar për të mjegulluar akuzat e rënda ndaj tij, duke paditur personalisht sekretarin amerikanë të shtetit, Antony Blinken në një gjykatë në Francë dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH për ta shpallur "Non Grata".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riversion: 26/08/2021 21:04

    Nuk vjen dot “Rama ik” pa ardhur fillimisht “Basha ik” keto të dy jane në një parti vetëm se kanë ndryshuar simbolet! Hajde në Sms

    Përgjigju
  • TEVEQEL REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/08/2021 11:24

    Ore akoma mereni ju me lyl shal ngjitmin ? Po lyli është zari salheut e do boj çfar ti thot salheu. Prandaj lyli është kart e djegur o zotni. Po ashtu dhe pd është parti familjare e salheut e sbēn hajër kur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite