Vaksinimi masiv në të gjithë vendin, Rama-Manastirliu: Do ulim fashën+ 65 vjeç dhe +60 për të sëmurët kronikë! Javën tjetër mbërrijnë doza të tjerë të Pfizer dhe Sinovac

Vaksinimi masiv në të gjithë vendin, Rama-Manastirliu: Do ulim fashën+ 65 vjeç dhe +60 për të sëmurët kronikë! Javën tjetër mbërrijnë doza të tjerë të Pfizer dhe Sinovac

Kryeministri Edi Rama sot në Fier

Sot vijon dita e dytë e vaksinimit të efektivëve të policisë në të gjithë vendin. Në Tiranë efektivët e policisë vaksinohen në stadiumin "Air Albania", ndërsa procesi po kryhet me vaksinën kineze Sinovac. Ndërkohë që procesi i vaksinimit masiv në të gjithë vendin vijon për moshat +70 vjeç në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit dhe pikat e ngritur për kryerjen e tyre.

Javën e ardhshme do të ulet mosha e vaksinimit duke nisur me + 65 vjeç dhe pritet që shumë shpejt të nisë edhe tek mosha +60, por që janë të sëmurë kronikë. Ministrja e Shëndetësise Ogerta Manastirliu  gjatë inspektimit me kryemiministrin Rama në Fier, njoftoi mbërritjen e sasive të reja të vaksinave javën tjetër, Pfizer dhe serinë e ardhshme të Sinovac.

Nga nisja e procesit janë mbi 125 mijë të moshuar të vaksinuar  ndërkohë vijon  procesi dhe me gazetarët e operatorët e terrenit si dhe me efektivët e policisë. Për këta të fundit vaksinimi po kryhet edhe në komisariate, veç qendrave të përqendruara të vaksinimit. Ndërkohë ka përfunduar procesi për mësuesit, përfshirë ata në shkolla jopublike, si dhe dozat e dyta për mjekët dhe personelin spitalor e të kujdesit parësor. 

Sot shënohet dita e 8 e vaksinimit masiv në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13.010 vaksinime, ndërsa në total, dhe që nga nisja e procesit të vaksinimit nga 11 janari, në vendin tonë janë kryer 185.496 vaksinime.

Vaksinimi në vendin tonë nisi me bluzat e bardha, arsimtarët, të moshuarit mbi 70 vjeç, gazetarët dhe operatorët e terrenit dhe efektivët e policisë. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë. Deri tani nga vaksinimi  me vaksinën kineze Sivonac por dhe me atë AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore problematike, por vetëm disa raste me temperaturë të lehët apo pak dhimbje në vendin e vaksinimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Rama-Manastirliu inspektojnë vaksinimin në Fier: Përgatitemi të ulim fashën +60 me të sëmurët kronikë! Javën tjetër mbërrijnë doza të tjerë të Pfizer dhe Sinovac

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit  masiv në Fier.

"Në Fier ka nisur vaksinimi në qendrën e përqendruar të vaksinimit është hapur ditën e djeshme. Kemi arritur mbi 185 vaksinime përgjatë këtyre ditëve. Në Fier kemi kaluar 16 mijë vaksinime ndërkohë që vijohet edhe me Policinë e Shtetit sot edhe me gazetarët dhe operatorët e terrenit dhe sigurisht të moshuarit të fashës +70. Përgatitemi të ulim fashën këto ditë dhe të kemi një përqendrim tek të sëmurët kronikë", deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se javën e ardhshme pritet të vijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer dhe Sinovac.

"Janë mbi 125 të moshuar të vaksinuar deri sot në qytete dhe në të gjithë fshatrat dhe zonat e thella, në ambulanca, pra kemi bërë një shpërndarje 100% të vaksinave. Presim që java që vjen të kemi sërish vaksina te Pfizerit dhe gjithashtu serinë e ardhshme të Sinovakut që brenda javës që vjen pritet të mbërrijë, për te hapur kështu dhe fashën +65, edhe +60 me të sëmurët kronikë", tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 185,497 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat 126,146 vaksinime për të moshuarit. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Ora 11:26
Sot dita e dytë e vaksinimit të policëve në Korçë, 170 efektivë kanë marrë dozat e para

Në ditën e dytë të vaksinimit të punonjësve të policisë, është radha e policëve të Drejtorisë së Kufirit në Korçë.

170 policë janë vaksinuar ditën e djeshme në Korçë. Në total janë 589 policë, 174 të drejtorisë vendore, 286 të kufirit dhe 129 të komisariatit.

Në Devoll janë 130 policë të cilët do të vaksinohen ditën e nesërme (të hënë).

Vaksina për ta është vaksina kineze Sinovac. Shumë pak punonjës policie kanë pasur "probleme" duke shfaqur simptoma si temperaturë 38 dhe ethe.

Ka pasur edhe shumë policë të cilët nuk kanë pranuar të vaksinohen.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori