‘Vijon procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit’, Balla reagon pas arrestimit të efektivit në Portin e Durrësit

‘Vijon procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit’, Balla reagon pas arrestimit të efektivit në Portin e Durrësit

1695454414_elidoncela1200x675.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një oficeri policie në Portin e Durrësit, i cili lejoi të dilte jashtë vendit një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përmes një postimi në facebook, Balla deklaron se forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm.

“Ndërsa vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit, një tjetër punonjës policie është arrestuar në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë. Forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm. Hetimet për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm, do të na mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, ka shkruar Balla.


Lajmi kryesor:

Lejoi largimin nga Shqipëria të Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit! Pronari i kompanisë “Buon Aventura” në hetim për 522 mijë euro


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot