Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra protestues, shumica të maskuar, mbollën shkatërrim në çdo rrugë që e shkelën për më shumë se 10 orë. Më shumë se 8 institucione, duke filluar nga kryesoret si Kryeministria, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, 3 ministri, Banka e Shqipërisë, komisariate policie e të tjera, u sulmuan. Në disa prej tyre njerëz të maskuar mësynë brenda dhe vunë zjarr.

Asgjë nuk i shpëtoi akteve vandale. Të paktën 4 banka të nivelit të dytë u shkatërruan, biznese private u plaçkitën dhe disa prej tyre u vodhën.  Vandalizimi nuk është ndalur në asnjë moment. Kudo ku kaloi protesta, nuk shpëtoi asnjë stol, asnjë kangjellë ndarëse në rrugë, tabelë e sinjalistikës rrugore, shtyllë dritash, kosh mbeturinash apo semafor pa u shkatërruar. Raportohet për 51 policë të lënduar, 5 protestues dhe 1 kalimtar, ndërsa 35 persona janë shoqëruar. 

Gjithçka nisi në mesditë në Ministrinë e Arsimit. E ardhur nga një ditë më herët ku u kritikua për ndërhyrje të tepruar, policia e shtetit këtë ditë zgjodhi një tjetër strategji, të ishte e tërhequr por kjo nuk ka shmangur më shumë dhunë. Mbetur komplet e lirë të veprojë, demonstrues dhe militantë kane sulmuar pa asnjë pengesë institucionet, pasurinë publike dhe atë private, ndërkohë jo pak u rrezikuan edhe jetë njerëzish. Politikisht një autogol pasi kanë treguar që qëllimi nuk ishte një protestë paqësore.

Edhe pse duke filluar që nga ora 10 ishin studentë të disa fakulteteve të Tiranës që bojkotuan mësimin për të protestuar para Ministrisë së Arsimit, protagonizmin e morën të maskuarit, të pajisur mirë edhe me molotovë, që nuk pritën.

Vetëm një orë pasi protesta kishte nisur, rreth mesditës, nisi sulmi ndaj Godinës së Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin vetëm një grusht policësh. Vetëm prania e tyre bëri që të sulmoheshin me breshëri gurësh.

Për pak minuta dera e Ministrisë u hap dhe godina u bë viktima e parë e akteve guerile. Ora shënoi 11:57 minuta kur protestuesit u futën brenda Ministrisë së Arsimit.

Vetëm në këtë moment policia pati një reagim të vakët, ndërsa dhunës nuk i shpëtuan edhe gazetarët. Të rinj me maska vendosën një barrikadë mes tyre dhe mediave. Më shumë se 30 minuta më pas del autoboti i parë.

Në protestë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, të cilët mbeteshin në distancë. Përveç deputetit Paloka që u përzu nga protesta, të tjerët mbeten aty.

Blutë bënë apelin e parë ndaj protestuesve, të distancohen nga të maskuarit dhe aktet e dhunës. Huliganëve i kujtoi dënimin deri në 7 vite sipas Kodit Penal. Zjarri në Ministrinë e Arsimit bëri që policia të dilte në rrugë dhe hodhi për herë të parë gaz lotsjellës dhe arriti t’i shpërndante, të paktën për momentin. 

Njëjtë si edhe protesta e së martës, sapo shpërndaheshin në rrugica protestuesit riktheshin, dhe mblidhnin kangjellat në formë barrikadash për t’i mbajtur larg policët.

Nisën shoqërimet e para. Nuk mungoi edhe një moment mirëorganizimi i shpërndarjes së maskave, kokoreve apo edhe dorezave.

Prej orësh tre autobotet qëndruan në rresht si barrikadë. Kanë qenë objektiv i gurëve pa fund.

Gjatë orëve në Rrugën e Durrësit, teksa tërhiqeshin protestuesit shkatërronin. Zjarret në godina private mund të sillnin edhe tragjedi.

Te ky zjarr në një institucion privat financiar, situatë shumë e rrezikshme. Pallati ngjitur por edhe ambasada e Vatikanit. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se 20 minuta që të vinin.

Zhvendosja vijon për te sheshi Skëndërbej, ku të gjithë stolave plastikë aty u vihet flaka. Zjarri është i përmasave të mëdha, tymi mbulon qiellin e qendrës së kryeqytetit efekte

Ora shënoi 16:40 minuta, kur u njoftua lëvizja drejt Bulevardit Dëshmorët e Atdheut, ku janë institucionet kryesore. Rrugës vetëm shkatërrim. Efekte semaforë, kamera, i vënë flakën reklamave.

Te Ministria e Ekonomisë situata doli totalisht jashtë kontrollit. Protestuesit futen brenda.

Për minuta të tëra policia nuk dukej gjëkundi. Një grup i vogël tentoi të shpërndante protestuesit që plaçkitën Ministrinë dhe po ndiznin zjarr, por hasën në rezistencë. Gjendja në vështirësi e kolegëve të tyre, që po goditeshin me gurë, bëri që disa dhjetëra forca policie të afroheshin me urgjencë dhe ndërhynë.

Te Kryeministria u priten menjëherë me ujë i cili i zhvendosi drejt Piramindës ku shkatërruan thuajse gjithçka, një bankë, disa biznese private. Godinave në forme kubesh që janë aty, pjesa më e madhe biznese iu vu flaka.

Situata bëhet dramatike. Një makinë private u shkatërrua totalisht.

Molotovë Kryeministrisë, shoqëruar me një sulm të frikshëm gurësh drejt policëve

Edhe godinës përballë, Kryesisë së Kuvendit iu thyen xhamat më gurë, ndërsa tentohet të thyhet edhe dera për të hyrë brenda.

Mes kaosit dhe luftës edhe një akt heroik i një polici, zhvendos një fëmijë të vogël nga gazi.

Edhe Gjykata Kushtetuese nuk i shpëtoi thyerjes së xhamave dhe shkatërrimit. 

Zjarri në një prej kullave binjake, që rrezikonte të ishte fatal, bëri që policia të mësymte edhe një herë

Teksa protestuesit ngjiteshin drejt qendrës, edhe Banka e Shqipërisë nuk i shpëtoi huliganizmit.

Bizneset private nuk janë sulmuar vetëm në kuadër të shkatërrimit, por është vënë re një tentativë edhe për të vjedhur, si në këtë rast kur pijet dhe ushqimet e marra nga një biznes i shkatërruar u shpërndahen protestuesve.

Dy makina të Bashkisë së Tiranës që pastrojnë rrugët u gjenden të shkrumbuara.

Të ndara në grupe të ndryshme më të vogla protestuesit u shpërndanë në thuajse çdo rrugë të kryeqyteti, duke vijuar shkatërrimin.

Të bulevardi Zogu i Parë u dogj Ministria e Drejtësisë.  

Pranë 21 dhjetorit u pushtua Komisariati nr 2 i Policisë.

Kaosi vijoi për orët të tjera, ndërsa policia herë pas herë tentoi të bënte shoqërime.

Kur ora shënoi po shkonte rreth 22 dhe tashmë kishin kaluar 12 orë protestë, gjendja vetëm në bulevardin kryesor të Tiranës ishte si pas një lufte efekte gjendja në bulevard.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
51 efektivë të lënduar nga sulmet e protestuesve, Demo: Dhuna e papranueshme dhe e pajustifikueshme! Sakrifica pas detyrës meriton respekt

 

51 efektivë policie janë lënduar gjatë protestës së sotme nga sulmet e protestuesve, njofton ministri i Brendshëm Ervin Demo. Të gjithë ndodhen te Spitali i Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Ministri dënon dhunën ndaj Policisë së Shtetit si të papranueshme dhe të pajustifikueshme. Ai thotë se e drejta për të protestuar është e garantuar, por jo dhuna ndaj uniformave blu.

Reagimi i plotë:

51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar! Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja.

Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve.

Ora 22:19
Pas dhunës dhe kaosit në vend, policia shoqëron të tjerë protestues

 

Disa të rinj janë shoqëruar nga forcat e policisë.

Ora 22:15
Karroca plot me pije e ushqime, polici s’bindet nga fjalët e të rinjve: Pasha Zotin i gjeta në tokë! (VIDEO)

 

Policia ka ndaluar dy persona të komunitetit rom te ’21 Dhjetori’, të cilët kishin me vete një karrocë të mbushur përplot me pije e produkte të ndryshme si kroasanë e patatina. Sipas policisë, produktet janë marrë te një tabakino aty pranë që ishte sulmuar nga protestuesit.

Një pjesë e produkteve ndodheshin në një kuti kartoni, tashmë të rrëzuar në tokë.

Por sipas djemve, ata nuk kanë hyrë te tabakinoja, por i kanë mbledhur pasi kishin rënë në tokë.

Polici: Ku i more këto?

Djali: Pasha Zotin, në tokë!

Polici: Në tokë ë? Hajde këtu hajde! Në tokë i gjete të gjitha këto?

Djali: Po!

Gazetarja: Ka marrë gjërat te tabakinoja?

Polici: Te tabakinoja aty!

Djali: Jo, i kemi gjetur aty, pasha Zotin!

Polici: Ku i gjete, te tabakino?

Djali: Në tokë, pasha Zotin!

Polici: S’të pamë ne?

Ora 22:02
Rrëmuja pas protestës para Kryeministrisë, gurë e xhama në rrugë! (VIDEO)

 

Gurë, copa xhamash, kosha mbeturinash dhe stola prej guri të zhvendosur nga vendi. Këto janë pamjet e siguruara nga Report Tv që kanë mbetur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, pas protestës në Tiranë.

Në zonë janë afruar jo më shumë se 10-20 protestues, ndaj të cilëve policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar njërin prej tyre. Më pas sipas pamjeve, efektivët janë tërhequr nga zona, por vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

Mes hotelit Rogner dhe Kryeministrisë vijon të qëndrojë ndezur autoboti i ujit, ndërsa në rrugë duken qartë mbetjet e rrëmujës së krijuar gjatë protestës.

Në momentin e filmimit, në zonë nuk shihen më protestues, por vetëm efektivë policie dhe gjurmët e përplasjes, që kanë lënë pas një panoramë me mbeturina dhe dëme materiale në bulevard.

Ora 21:51
Protesta/ Policia ndalon taksinë, shoqëron 3 pasagjerët (VIDEO)

 

Policia ka shoqëruar 3 persona në zonën e ’21 Dhjetorit.’ Fillimisht, autoritetet kanë ndaluar një taksi duke e pyetur se nga ku janë marrë 3 djemtë.

“Me kujdes”, dëgjohet të thotë policia në momentin e shoqërimit.

Ora 21:37
Një pjesë e protestuesve rikthehen sërish te Kryeministria, Policia shoqëron disa prej tyre (VIDEO)

 

Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish te kryeministria. Policia shoqëron disa prej tyre

Ora 21:01
Protesta/ Policia hedh gaz lotsjellës, lëndohen turistë e qytetarë! Koshat në flakë bllokojnë rrugën te ’21 Dhjetori’, Hita zbret në terren

Në zonën e ’21 Dhjetorit’ ka një situatë kaotike për shkak të numrit të lartë të protestuesve, gurëve të hedhur prej tyre dhe policia ka ndërhyrë intensivisht për t’i shoqëruar.

Gazi lotsjellës i përdorur nga policia ka shkaktuar shqetësim edhe për qytetarët që ndodhen në këtë zonë. Qytetarë, të cilët po konsumonin një kafe në baret e zonës, por edhe turistë, të cilët janë ndier keq për shkak të gazit lotsjellës.

Ata kanë refuzuar të flasin për kamerën, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe të pranishëm të tjerë, si dhe policia.

Në rrugë ndodhen kosha mbeturinash të përfshirë nga flakët dhe kangjella, duke vështirësuar qarkullimin e makinave. Në terren ndodhet edhe kryepolici Skënder Hita që po ndjek nga afër situatën.

1792005584_hita.jpg

Ora 20:53
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në komisariatin numër 2 në Tiranë, sulm i dhunshëm, shkatërrojnë çfarë iu del para! Shkrumbojnë makinën e policisë

Report Tv sjell këto pamje nga momenti kur protestuesit mësyjnë në komisratin numër 2 në zonën e 21 dhjetorit.

Dhjetëra protestues dallohet teksa kalojnë kangjellat rrethuese, futen në oborrin e komisariat dhe sulmojnë dhunshëm çfarëdo që u del përpara. Asnjë reagim nuk dihet nga policia.

Më tej, siç shihet edhe në videon më poshtë, ata i vunë flakën një makina policia e cila shihet totalisht e shkrumbuar.

 

 

 

Ora 20:51
51 efektivë të plagosur nga protesta, Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Distancohuni menjëherë nga dhuna! Lëndohen edhe 5 protestues e 1 kalimtar (FOTO)

Policia thotë se 51 efektivë janë lënduar nga sulmet e protestuesve gjatë protestës së dhunshme në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, janë lënduar edhe 5 protestues dhe 1 kalimtar. Të gjithë të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të përsëritura protestuesve që të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të ndalojnë sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit përsërit thirrjet e bëra përgjatë gjithë ditës së sotme për pjesëmarrësit në tubim: Distancohuni menjëherë nga dhuna!

Ndaloni sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike e private.

Si pasojë e sulmeve që vijojnë prej disa orësh, janë plagosur 14 punonjës të Policisë së Shtetit.

Kjo dhunë duhet të ndalet menjëherë! Sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin e së drejtës për të protestuar.

Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre. Mos lejoni që tubimi të përdoret për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë dhe për të shkatërruar pronën publike e private. Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë.

E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas.

Ora 20:44
9 efektivë të lënduar te ‘Trauma’, Spahiu: Një prej tyre me dëmtime të rënda, dhuna e patolerueshme

1792003512_klodianaspahiu.jpg

9 efektivë të lënduar ndodhen në Spitalin e Traumës, bën me dije ministrja Klodiana Spahiu, e cila ndodhet atje për t’i vizituar. 6 efektivë kanë mbërritur në 30 minutat e fundit. Një efektiv 31-vjeçar ka dëmtime të rënda në sy dhe fraktura në nofull e hundë.

Ministrja e Shëndetësisë ka dënuar dhunën ndaj policisë si një cenim të sigurisë dhe shëndetit të tyre.

Reagimi i plotë:

Jam në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë.

Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar.

Ora 20:43
Vatër e re zjarri, protestuesit djegin edhe fasadën e ‘Syrit të Tiranës’! Zona mbulohet nga tymi e zjarri i dendur (VIDEO)

Në hyrje të “Rrugës së Durrësit” protestuesit po shkatërrojnë ndërtesën e ‘Syrit të Tiranës, së cilës i kanë vënë flakën. Sipas raportimeve, fasada e kësaj ndërtese është e veshur me polisterol, një material lehtësisht i djegshëm.

Rrethimi përqark godinës ka rënë. Ata kanë arritur të thyejnë vetëm shtresën e parë të veshjes së dyfishtë prej xhamit. Në zonë ka tym e zjarr të dendur.

Ora 20:35
Protesta, disa të shoqëruar te ‘Rruga e Durrësit’ (VIDEO)

Policia po shoqëron disa protestues, të cilët duket se ndodhen në një rrugicë te “Rruga e Durrësit.”

Ora 20:34
Kaos edhe te Zogu i Zi, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë e kangjella! Shoferët të irrituar i bien borive (VIDEO)

Kaos edhe te Zogu i Zi, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke vendosur gurë e kangjella në mes të rrugës. Bllokimi ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët u bien vazhdimisht borive për të kërkuar lirimin e rrugës.

Ora 20:26
Situatë kaotike në rrugët e Tiranës, protestuesit bllokojnë qarkullimin e makinave, djegin kosha mbeturinash e flakin kangjella

Rrugët e Tiranës janë në gjendje kaotike nga sulmet e protestuesve.

Në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’ ku ndodhet kryqëzimi me “Rrugën e Durrësit” ka disa kosha mbeturinash që po digjen. Brenda në shesh ku ka ende protestues, po hidhet gaz lotsjellës.

Situata duket po aq e rrëmujshme edhe te zona nga ‘Don Bosko’ e deri drejt hyrjes së bulevardit ‘Zogu I.” Kangjella të hedhura në tokë, kosha mbeturinash që kanë bllokuar rrugën dhe janë në flakë, qarkullimi i automjeteve i bllokuar.

Një mjeti të rëndë i janë thyer xhamat.

Ora 20:22
Copa xhamash dhe kosha mbeturinash në tokë, protestuesit dëmtojnë Drejtorine e Arkivave

 

Protestuesit kanë lënë pas dëme në prona publike dhe private, teksa pamjet e siguruara nga Report TV na sjellin nga Drejtoria e Arkivave ku shihen xhama të thyer dhe të shpërndara në tokë.

Në ambientet pranë institucionit shihen qartë pasojat e dëmtimeve, ndërsa në rrugë vërehen mbeturina dhe kosha mbeturinash të lënë në mes të saj. Pamjet tregojnë një situatë kaotike, me dëme materiale dhe mbetje të shpërndara në hapësirat publike.

Ndërkohë, protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke shkaktuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Teksa një pjesë e tyre vijon të lëvizë në rrugë, drejtuesit e mjeteve përballen me radhë të krijuara nga bllokimi.

Ora 20:16
Lëndohet efektivi i Policisë, përfundon i shtrirë në tokë! Gazetari i Report Tv i vjen në ndihmë (VIDEO)

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë protestës së dhunshme në Tiranë, pasi një grup protestuesish sulmuan me gurë dhe sende të forta disa punonjës policie pranë Sheshit Skënderbej.

Report Tv solli pamjet live të momentit kur efektivi përfundoi i shtrirë në tokë, ndërsa gazetari Isa Myzyryaj i dha ndihmën e parë deri në mbërritjen e kolegëve të tij.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi është goditur në zonën e mushkërive dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Ora 20:15
Protestuesit e maskuar bllokojnë rrugën e makinave me kangjella, përplasen me drejtuesit e mjeteve

Protestuesit pranë Drejtorisë së Arkivave kanë vazhduar të kryejnë akte dhune. Në rrugë shihen tabela rrugore të hedhura në tokë e po ashtu edhe kangjella. Një protestues i maskuar merr disa kangjella për t’i hedhur në anën e rrugës ku ndodhen makinat, të cilat po qëndrojnë pa lëvizur.

Një shofer afrohet dhe largon kangjellat ku duket se po i thotë protestuesit mos të bllokojë rrugën. Të njëjtën gjë bën edhe një tjetër drejtues mjeti, por protestuesi që ka ende kangjellat në duar, duket se i kërcënon se do t’i sulmojë me to.

Ora 19:41
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë qendrën tregtare të Toptanit, thyejnë xhamat e fasadës! Ndërhyn Policia

Protestuesit vijuan aktet e dhunës nëpër kryeqytet, duke vënë në shënjestër edhe qendrën tregtare ‘Toptani’.

Një grup protestuesish sulmuan godinën dhe thyen xhamat e fasadës.

Policia ndërhyri për të ndaluar aktet e dhunës, ndërsa pati edhe persona të shoqëruar.

Ora 19:39
Protesta/ Digjet një makinë në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit’, ndërhyn zjarrfikësja (VIDEO)

 

Zjarrfikësja po ndërhyn te “Rruga e Durrësit” për të shuar flakët e shkaktuara nga protestuesit ndaj një makine.

Ora 19:35
Semaforë të thyer, makina në flakë dhe vjedhje në kioska, protestuesit vijojnë me aktet e dhunës (VIDEO)

 

Përgjatë rrugës drejt qendrës, protestuesit po vijojnë me akte dhune. Tabela të djegura, semaforë të thyer e të shkatërruar, makina e kosha mbeturinash që u vihet flaka, vazo të shkatërruara.

Disa protestues kanë thyer edhe kioska e dyqane të vogla, nga të cilat kanë marrë edhe produktet.

Ora 19:34
Protestuesit sulm edhe ministrisë së Drejtësisë, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën (VIDEOT)

Pas Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Arsimit, protestuesit i kanë vënë flakën edhe ministrisë së drejtësisë.

Këto janë pamjet që sjell Report Tv nga momenti kur protestuesit sulmuan xhamat dhe i thyen, ndërsa më pas ndezin edhe zjarr.

Ora 19:19
Tjetër bankomat i shkatërruar, protestuesit e bëjnë copash

Protestuesit kanë shkatërruar një tjetër bankomat. Në pamjet që sjell Report Tv dallohen protestuesit që e kanë thyer.

Ora 19:17
Sulmohet edhe Banka e Shqipërisë, protestuesit thyejnë kabinën e rojes dhe shatërvanin

Edhe institucioni financiar më i rëndësishëm, Banka e Shqipërisë, është sulmuar nga protestuesit. Ata kanë marrë disa kangjella të shkulura dhe kanë thyer një prej kabinave të rojes.

Gjithashtu kanë thyer edhe xhamat e shatërvanit.

Ora 19:09
Protestuesit i vënë flakën një tjetër kubi te ‘Piramida’ (VIDEO)

 

Një tjetër nga kubat e ‘Piramidës’ ka marrë flakë pas sulmeve nga protestuesit. Ky është kubi i dytë, pasi paralelisht po digjet edhe ai i një bar-kafeje, e cila edhe u plaçkit.

Ndërkohë ka pasur sulme ndaj një banke të nivelit të dytë, ku ka pasur dhe zjarr si dhe është shkatërruar një kafe-librari.

Ora 19:03
Xhama të thërrmuar dhe dyer të thyera, pamjet brenda Ministrisë së Financave pas sulmit të protestuesve (VIDEO)

 

Xhama të bërë copë e çikë, vazo të rrëzuara në tokë, orendi të kthyera përmbys dhe dyer të shkatërruara, janë një bilanc i shpejtë i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit brenda godinës së Ministrisë së Financave.

Në pjesën e jashtme gjenden orenditë e hedhura pirg nga protestuesit.

Ora 18:56
Report Tv hyn brenda biznesit të vjedhur te ‘Piramida’, protestuesit i vënë flakën pas plaçkitjes

Report Tv ka siguruar video nga brenda kafenesë së plaçkitur nga protestuesit te ‘Piramida.’ Pasi ata kanë vjedhur produktet brenda, i kanë vënë edhe flakën.

Në pjesën e jashtme të biznesit janë shkatërruar vazot e luleve, tavolinat e karriget dhe tanimë janë në flakë.

Ora 18:56
Pas dhunës te Kryeministria dhe te Piramida, protestuesit vendosen te Parlamenti

 

 

Pas dhunës te Kryeministria dhe te Piramida, protestuesit vendosen te Parlamenti

Ora 18:47
Vijon protesta në Tiranë, 7 persona marrin ndihmë mjekësore në spital! Mes tyre 3 protestues dhe 4 policë

1791996561_kjo.jpg

Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e protestës para Ministrisë së Arsimit, mes tyre 3 protestues dhe 4 efektivë policie.

Sipas përditësimit të orës 18:40, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë policie. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndërkohë, 4 protestues të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin ambulator.

Ora 18:42
Protestuesit sulm Kullave Binjake, thyejnë xhamat, shkatërrojnë e djegin bizneset! Policia hedh gaz lotsjellës, ndërhyn edhe autoboti e zjarrfikësja (VIDEO)

Protestuesit kanë sulmuar edhe bizneset te Kullat Binjake, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në shënjestër të sulmeve kanë qenë edhe ambientet e kompanisë së sigurimeve “Atlantic”.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa një autobot dhe zjarrfikëset po përpiqen të shuajnë flakët.

Ora 18:39
Protestuesit rreshtohen te shkallët e ‘Piramidës’, ndezin flakadanë (VIDEO)

 

Protestuesit kanë hipur në shkallët e ‘Piramidës’, në dy krahët e saj dhe në mes e kanë ndezur flakadanë.

Ora 18:32
Protestuesit në ‘aksion’, shkatërrojnë një tjetër biznes te ‘Piramida’! Rrëmbejnë pije e ëmbëlsira dhe i shpërndajnë (VIDEO)

 

Nën sulmin e protestuesve është vendosur edhe një nga bizneset e kafeneve te ‘Piramida.’ Më pas kanë hyrë brenda dhe kanë marrë produktet aty, si pije dhe ëmbëlsira e kanë nisur t’i shpërndajnë.

Ora 18:28
Protestuesit sulm edhe Gjykatës Kushtetueses, policia hedh gaz lotsjellës

 

Edhe Gjykata Kushtetuese ishte pre e sulmit nga protestuesit. Policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Ora 18:23
Protestuesit thyejnë derën e Kryesisë së Kuvendit, hidhen fishekzjarre, ndizen flakadanë e zjarr! Ndërhyn policia

 

Protestuesit kanë arritur të thyejnë derën e Kryesisë së Kuvendit. Ata shihen duke hedhur fishekzjarrë e ndezin flakadanë. Brenda godinës ka edhe zjarr.

Duke përdorur shkallë, ata po hipin në dritare duke shqyer grilat dhe thyejnë xhamat. Policia ka ndërhyrë për t'i shpërndarë.

Ora 18:14
Protesta/ Efektivi merr në krahë djalin e vogël, rend për ta larguar nga gazi lotsjellës

Një efektiv policie ka shpëtuar një djalë të vogël nga gazi lotsjellës. Ai e merr në krahë dhe vrapon me të për ta larguar.

Ndërkohë forca të tjera policie shoqërojnë protestues.

Ora 18:08
Sulm bizneseve te ‘Piramida’, digjet banka e nivelit të dytë, shkatërrohet libraria! Shkrumbohet edhe motori i një qytetari

Dëmtimet ndaj bizneseve te ‘Piramida’ nga protestuesit vijojnë. Ata i kanë vënë flakën një banke të nivelit të dytë, si dhe kanë shkatërruar një kafe-librari. Flakët e shkaktuara prej tyre kanë përfshirë edhe motorin e një qytetari.

Gjithashtu i kanë vënë zjarrin një peme.

Ora 18:04
Me tabelën rrugore të shkulur në duar, protestuesit shkatërrojnë derën anësore të Kuvendit

 

Sulmi i tyre ka kaluar tashmë edhe drejt Kryesisë së Kuvendit, së cilës i kanë thyer xhamat me gurë.

Me një tabelë rrugore të shkulur nga vendi, ata po përpiqen të shkatërrojnë derën anësore të Kryesisë së Kuvendit.

Ora 18:01
Përshkallëzon situata, sulm me molotovë Kryeministrisë

Përshkallëzon situata, sulm me molotovë Kryeministrisë

Ora 17:57
Studentët thyhejnë stendat reklamuese pranë Lanës, kangjella dhe kosha në mes të rrugës

1791996074_1791993787stende.jfif

Situata në kryeqytet është tensionuar gjatë protestës, ku janë regjistruar nga gazetarët e Report tv pamje të tjera nga incidentet në terren, ku shihen stenda reklamuese të thyera dhe dëmtime të hapësirës publike.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe stenda reklamuese, të cilat kanë përfunduar në mes të rrugës.

Bllokimi i Unazës ka sjellë vështirësi për lëvizjen e automjeteve në këtë segment të kryeqytetit. 

Ora 17:44
Digjen koshat e plehrave në Unazë, protestuesit i nxjerrin në mes të rrugës dhe bllokojnë trafikun

 

Edhe Unaza është bllokuar si pasojë e protestës. Siç raportojnë gazetarët e Report TV në terren, pranë Lanës janë djegur kartona dhe një kosh plehrash. 

Dy prej tyre janë vendosur në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin 

 

Ora 17:37
Vijojnë sulmet e protestuesve, shkatërrojnë makinën te Piramida (VIDEO)

Një makinë e ndodhur te Piramida është shkatërruar nga protestuesit. Një grup protestuesish të maskuar përpiqen ta ngrenë, e tundin vazhdimisht dhe e godasin me shkopinj e gurë.

Ora 17:33
Kaos te Piramida, protestuesit shkatërrojnë biznesin dhe bankën e nivelit të dytë, u vënë zjarrin edhe luleve! Të maskuarit hipin në majë të godinës

 

Një tjetër bankë e nivelit të dytë është sulmuar nga protestuesit. Banka ndodhet te Piramida që po sulmohet vazhdimisht. Edhe biznesit të një operatori telefonik i janë thyer xhamat.

Protestuesit shihen me flakadanë të kuq në duar dhe hedhin gurë drejt kubave të Piramidës ku ndodhen bizneset.

Ata u kanë vënë flakën edhe luleve. Një grup protestuesish të maskuar kanë hipur edhe në majë të Piramidës.

Ora 17:24
Sulmohet piramida, protestuesit thyejnë xhamat dhe shkatërrojnë bizneset në brendësi

 

 

Sulmohet piramida, protestuesit thyejnë xhamat dhe shkatërrojnë bizneset në brendësi 

Ora 17:20
Protestuesit zhvendosen te Kryeministria, policia u hedh ujë dhe gaz lotsjellës

1791990964_gazkryeministria.jpg

Protestuesit zhvendosen te Kryeministria, policia u hedh ujë dhe gaz lotsjellës

Ora 17:16
Protesta/ Pirg mobiliesh para Ministrisë së Ekonomisë, vazot e luleve të shpërndara në rrugë (VIDEO)

Një pirg objektesh që u bastisën nga protestuesit në momentin që hynë brenda Ministrisë së Ekonomisë, ndodhet tashmë para godinës.

Në këtë pjesë të rrugës janë përmbysur edhe vazot e mermerta të luleve.

Ora 17:13
Protesta/ Masa të shtuara sigurie te parlamenti, forca policie e autoboti në gatishmëri

 

Dy kordonë sigurie me policë janë vendosur pas kangjellave të hyrjes së parlamentit që mendohet të jetë institucioni tjetër që do të sulmohet nga protestuesit.

Një rresht policësh është vendosur menjëherë pas kangjellave dhe një grup tjetër disa metra më pas. Brenda ndodhet edhe një autobot me ujë.

Ora 17:04
Sulmi e flakët te Ministria e Ekonomisë, policia nis me shoqërimet e protestuesve

 

Sulmi e flakët te Ministria e Ekonomisë, policia nis me shoqërimet e protestuesve

Ora 17:01
Protestuesit sulm Ministrisë së Financave, përleshen me gurë me policinë! Hidhet gaz lotsjellës

1791990443_policia.png

Ministria e Financave është kthyer në ndalesën e radhës për protestuesit që kanë mësyrë brenda saj. Ata po hedhin gurë, fishekzjarrë e kapsollë drejt godinës si dhe drejt policisë.

Efektivët kanë reaguar, por protestuesit po i gjuajnë me gurë. Nga autoritetet po përdoret gaz lotsjellës.

Ora 17:00
Protestuesit shpërthejnë derën e Ministrisë së Financave, nxjerrin jashtë orenditë! Thyejnë kamerat e xhamat, flakë në godinë

 

Protestuesit po shpërthejnë derën kryesore te Ministria e Financave dhe po hedhin gurë e fishekzjarrë. Gjithashtu shihen duke shkatërruar kamerat e sigurisë dhe kanë thyer xhamat e dritareve. Protestuesit po nxjerrin edhe disa mobilie.

Ka tentativa edhe për të shkatërruar një tjetër hyrje të ministrisë, ndërsa shihen edhe flakë.

Ora 16:55
Protestuesit sulmojnë me gurë Ministrinë e Ekonomisë, hedhin fishekzjarre drejt efektivëve! Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Një grup protestuesish ndodhen në hyrje të Ministrisë së Ekonomisë duke hedhur vazhdimisht gurë. Drejt efektivëve po hidhen edhe fishekzjarre, kurse policia po reagon me hedhjen e gazit lotsjellës.

Te Ministria e Brendshme ka me dhjetëra forca policie që kanë krijuar një kordon sigurie.

Gjatë rrugës, protestuesit po djegin edhe tabela reklamash.

Ora 16:49
Protestuesit shkojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, shkulin kangjellat metalike dhe shkatërrojnë gjithçka u del para: Vetëm dhunë!

 

Një grup protestuesish të maskuar janë shpërndarë edhe në rrugën midis Ministrisë së Ekonomisë dhe “Parkut Rinia” ku po shkulin kangjellat në anë të rrugës. Ata po shkatërrojnë edhe semaforë dhe kanë thyer tabela reklamash.

Protestuesit kanë zgjedhur këtë rrugë të kryeqytetit për t’iu drejtuar parlamentit që është ndalesa e tyre e radhës.

“Vetëm dhunë”, është një prej thirrjeve të tyre.

Ora 16:39
Protesta e dhunshme në Tiranë, 8 të lënduar, mes tyre 2 policë! 5 ende në spital

1791983925_vMixCapture14October2026151750.jpg

Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e protestës së dhunshme para Ministrisë së Arsimit, mes tyre 6 protestues dhe 2 efektivë policie.

Sipas përditësimit të orës 16:30, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 policë. Të pestë janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, 3 protestues të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm në QSUT dhe janë larguar nga spitali.

Ora 16:38
Sulm i ri te Ministria e Arsimit, digjen zyra në katin e parë (VIDEO)

 

 

Protestuesit i kanë rivënë zjarrin zyrave në katin e parë të Ministrisë së Arsimit, ku po digjen disa dokumente.

Ndërkohë protestuesit po vijojnë me hedhjen e gurëve duke thyer xhamat.

Ora 16:33
Protestuesi i maskuar hipën mbi koshat që digjen, valëvit flamurin e UÇK-së

1791988503_proteste.jpg

Një prej protestuesve të maskuar ka hipur në një prej koshave të mbeturinave që po digjen në vatrën e shkaktuar prej tyre në qendër të Tiranës dhe valëvit flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit e tjerë rreth tij bëjnë thirrje “UÇK, UÇK!” dhe "rroftë Shqipëria e madhe!"

Ora 16:27
Përleshja me gurë me protestuesit, policia hedh ujë blu (VIDEO)

 

Në “Rrugën e Durrësit” ku ndodh përleshja mes policisë e protestuesve që qëllojnë me gurë, efektivët po kundërpërgjigjen me hedhjen e ujit blu.

Uji blu përmban një kimikat që i jep këtë ngjyrë. Ai lë gjurmë dhe e bën më të lehtë për të identifikuar protestuesit më vonë. Në disa raste përzihet edhe me lëndë që mund të shkaktojnë irritim si solucionet me piper.

Ora 16:20
Protesta/ Zjarri djeg pemët në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’, protestuesit 'e ushqejnë' me kosha e stola plastikë (VIDEO)

Zjarri i vendosur në kryqëzimin e “Rrugës së Durrësit” me sheshin “Skënderbej” ka marrë përmasa masive. Tymi i zi ka mbuluar qendrën e Tiranës.

Flakët po përhapen drejt pemëve që ndodhen në zonë duke krijuar rrezik gjithnjë e më të madh, ndërsa zjarrfikësja nuk duket ende. Protestuesit vijojnë të hedhin në zjarr materiale të djegshme si stolat plastikëdhe koshat.

Ora 15:54
Protestuesit shkatërrojnë semaforët, i djegin bashkë me stolat plastikë

1791986641_vMixCapture14October2026160311.jpg

Protestuesit me maska kanë shkatërruar dhe u kanë vënë flakën semaforëve që ndodhen në rrugën që të dërgon drejt sheshit ‘Skënderbej.’

Ata kanë krijuar edhe një lloj bllokade me stolat plastikë, mes të cilëve shihen semaforët në flakë.

Ora 15:51
Protesta e dhunshme, Policia apel për herë të dytë: Distancohuni nga të maskuarit! Për dhunën dhe djegien e pronës rrezikoni deri në 7 vite burg

 

Policia e Shtetit i bën thirrje për herë të dytë protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunës. Reagimi vjen pasi protestuesit të maskuar dogjën dy institucione financiare dhe katin e parë të një zyre te Ministria e Arsimit. Policia thotë se Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

“Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr i pronës publike dhe private, Policia e Shtetit iu bën thirrje të përsëritura dhe të forta të gjithë pjesëmarrësve në tubim, të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit kërkon që çdo pjesëmarrës të mos bëhet pjesë, të mos mbështesë dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte të dhunshme dhe shkatërruese. Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer.

Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.

Veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës me zjarr rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private.

Distancohuni menjëherë nga dhuna, largohuni nga personat që kryejnë akte të dhunshme dhe mos u përfshini në veprime që rrezikojnë jetën e njerëzve! Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit.

E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë pjesë e saj. Çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri dhe çdo individ do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, reagon policia.

Ora 15:49
Zjarri te ‘Iute Credit’, banorët dalin të shqetësuar nga banesat! Zjarrfikësja mbërrin pas 15 minutash (VIDEO)

 

Zjarri në filialin e ‘Iute Credit’ ka shqetësuar banorët e zonës. Një burrë shihet që del në ballkon dhe u thotë diçka protestuesve. Banorët e pallatit ngjitur kanë dalë nga banesat dhe ndodhen jashtë, të shqetësuar.

Zjarrfikësja sapo ka mbërritur, ndërkohë që flakët kanë të paktën 15 minuta që vijojnë.

Ora 15:44
‘Iute Credit’ në flakë, protestuesit festojnë! Brohorasin dhe bëjnë foto para biznesit të mikrokredive

Djegia e filialit të ‘Iute Credit’ në hyrje të “Rrugës së Durrësit” po festohet nga protestuesit.

Ndërsa biznesi i mikrokredive pas shpinës së tyre shkrumbohet, disa protestues pozojnë duke qeshur dhe shkrepin foto e regjistrojnë video. Një prej tyre madje është mbuluar me flamurin kombëtar, hap duart dhe ngre gishtat e mesit.

Ata brohorasin, duartrokasin dhe thërrasin në kor “Rama, jepe dorëheqjen.”

Veç filialit të institucionit financiar, shihen edhe xhama të thyer në katin e dytë të bizneseve ngjitur.

Ora 15:25
E shkatërruan një ditë më parë, protestuesit sot i vënë zjarrin ‘Iute Credit’

Filiali i institucionit financiar ‘Iute Credit’ që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Durrësit” është shënjestruar sërish nga protestuesit.

Sot biznesit të mikrokredive i është vendosur flaka. Ditën e djeshme, protestuesit e shkatërruan dhe i morën mobiliet për t’i djegur në rrugë. Një prej tyre shkatërroi edhe bankomatin, madje edhe po gërmonte në të.

 

Ora 15:22
Protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt autobotit

1791984143_protestatkunderqeverise.jpg

Protestuesit kanë nisur të hedhin një mori fishekzjarresh drejt autobotit të ujit.

Ora 15:15
‘Fronte’ lufte para Ministrisë së Arsimit, protestuesit vendosen pas bllokadës dhe gjuajnë me gurë efektivët (VIDEO)

 

“Rruga e Durrësit” është kthyer në një ‘arenë’ lufte mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit janë pozicionuar nga ana e Minstrisë së Arsimit, ku kanë vendosur edhe një bllokadë me stola, kangjella e kosha plehrash.

Nga aty, ata po flakin gurë e sende të panumërta drejt policisë. Një pjesë e mirë e protestuesve janë të maskuar dhe me kapuçë.

Policia ndodhet disa metra më larg ministrisë. Në afërsi të bllokadës së protestuesve ndodhet një autobot që hedh herë pas here ujë me presion.

Ora 15:14
Mes tensioneve te Ministria e Arsimit, drejtori i Policisë Skënder Hita shfaqet pranë efektivëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur në terren gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, e cila po vijon mes tensioneve.

Hita është parë pranë efektivëve të policisë në zonën përreth ministrisë, ndërsa vijon aksioni i forcave të rendit për zmbrapsjen e protestuesve.

Ora 15:06
Protestuesit ‘shkundin’ shtyllën elektrike, shkulen kamerat e sigurisë (VIDEO)

 

Një nga shtyllat elektrike në rrugën që të çon drejt hyrjes së sheshit “Skënderbej” është shënjestruar nga protestuesit.

Ata po e lëkundin fort me qëllimin për të shkatërruar kamerat në të, të cilat shihen tashmë të shkulura.

Ora 15:00
‘Armë’ e re në protestë, i riu me maskë gjuan me llastik

1791982866_protestatkunderqeverise.jpg

Një ‘armë’ e re po përdoret nga protestuesit te Ministria e Arsimit. Një prej tyre, i maskuar me kapuç e maskë, nuk është mjaftuar vetëm me hedhjen e gurëve, por po përdor llastik për t’i gjuajtur.

Pamjet tregojnë si ai zgjedh një gur, më pas merr pozicion, shënjon e më pas qëllon.

Ora 14:48
Protesta e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron edhe 2 protestues të tjerë

 

Policia ka shoqëruar edhe dy protestues të shoqëruar, pas agravimit të protestës.

Protestuesit i vunë flakën një banke të nivelit të dytë. Një zyrë të Ministrisë gjithashtu iu vendos flaka.

Ora 14:47
Protestuesit formojnë bllokadë me stola, kangjella e kosha, policia hedh ujë

 

Protestuesit po marrin stolat për t’i vendosur pranë kordonit të sigurisë së policisë, për të formuar një bllokadë.

Ata po përdorin edhe kangjellat apo koshat e mbeturinave, ndërsa në ajër vijojnë të fluturojnë gurë. Policia po kundërpërgjigjet me hedhjen e ujit.

Ora 14:42
Protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin një banke, dëmtohet edhe një biznes tjetër (VIDEO)

 

Trazirat e shkaktuara nga protestuesit përpara Ministrisë së Arsimit kanë përfshirë edhe një bankë të nivelit të dytë, së cilës ata i kanë vënë zjarrin.

Xhamat e bankës janë të thyer, por është dëmtuar edhe një biznes ngjitur. Ndërkohë policia ka ndërhyrë me fikëse zjarri.

Kujtojmë që në protestën e një dite më parë, ata dogjën edhe filialin e një institucioni financiar në hyrje të “Rrugës së Durrësit.”

Ora 14:37
Protestuesit molotovë në drejtim të Ministrisë së Arsimit, merr flakë një zyrë në katin e parë të godinës

Protestuesit molotovë në drejtim të Ministrisë së Arsimit, merr flakë një zyrë në katin e parë të godinës.

Ora 14:22
Protesta e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, 9 të shoqëruar

 

Nëntë të shoqëruar janë deri tani në polici pas sulmeve me gurë te Ministria e Arsimit.

Protestues të maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve, hoqën pllakat e trotuareve.

Po ashtu ata kanë djegur edhe tabelë reklamash dhe kosha plehrash.

Ora 14:14
VIDEO/ Momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shqelma bankën në Rrugën e Durrësit, i thyejnë xhamat

Prej orës 12:00 po vijojnë përleshjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Aktet e dhunës u shtrinë sërish edhe te bizneset private. Një bankë e nivelit të dytë është sulmuar nga protestuesit, duke thyer edhe xhamat.

Ora 13:59
Protesta e dhunshme, policia hedh gaz lotsjellës! Protestuesit shkulin ndriçuesit e rrugëve

1791978991_gazlotsjelles.jpg

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka agravuar.

Protestuesit e maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve.

Ndërkohë policia ka hedhur  gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre.

Ora 13:55
‘Deputetë të krimit’, protestuesit rrethojnë Palokën: Rama në burg, Berisha në burg! E përzënë duke i hedhur ujë e shishe: Ik, Ik (VIDEO)

Protestuesit janë përplasur me demokratët. Në pamje shihet se si ata kanë rrethuar deputetin e PD, Edi Paloka, ndërsa aty është edhe Arjana Kalaja. Ata kundërshtojnë praninë e demokratëve, duke i thënë të largohen nga protestat.

Protestuesit thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, “deputetët e krimit”.

Edi Paloka: Kam një jetë që protestoj.

Protestuesja: Nuk je për popullin, je për opozitën.

Protestuesit hiodhën dhe ujë dhe shishe në drejtim të deputetit.

Ora 13:41
Protesta e dhunshme, policia shoqëron disa persona! Revoltohen protestuesit e tjerë: Mos i prekni studentët (VIDEO)

 

Policia ka shoqëruar disa protesues.

Protestues të tjerë janë shprehur rë revoltuar, ndërsa blutë i kanë futur në makinë.

“Mos i prekni çunat. Mos i prekni studentët ore. Pse nuk dilni pa uniformë”, dëgjohen të thonë ata.

Ora 13:35
Protestuesit me ‘furnizime’ në protestë, turmës i shpërndahen maska dhe dorashka (VIDEO)

Maska dhe dorashka po shpërndahen mes protestuesve. Ky është momenti kur një grup protestuesish me qese të kuqe ndajnë maska dhe doreza të grupi i qytetarëve.

Ora 13:33
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesi merr dëmtime te pjesa ballit! Spahia e ndihmon (VIDEO)

Një protestues ka mbetur i dëmtuar te pjesa e ballit.

Pas incidentit, protestuesi është ndihmuar nga deputeti i PD, Bardh Spahia.

Ora 13:26
Tensione në protestë, thirrje edhe kundër opozitës! Protestuesi: PD, PD, këlysha komunistësh!

1791976797_momentiqeshajne.jpg

Moment tensioni në protestë. Protestuesit lëshuan thirrje kundër PD.

“PD, PD, këlysha komunistësh”, tha protestuesi.

Ora 13:17
Protestuesit e maskuar, bllokadë rrugës me kangjella e kosha plehrash (VIDEO)

 

Protestuesit e maskuar kanë bllokuar rrugën me kangjella e kosha plehrash.

Ora 13:11
Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë! Efektivët hedhin ujë 'blu' (VIDEO)

 

Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë! Godasin edhe autobotin

Protestursit e maskuar kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu ata kanë goditur me gurë edhe autobotin e ujit.

Uniformat blu kanë hedhur ujë 'blu' për shpërndarjen e tyre.

Ora 12:59
Report Tv sjell pamjet/ Momenti kur protestuesit sulmojnë me gurë efektivët e Policisë (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga protesta e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, ku shihen gurë që fluturojnë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Ora 12:59
Protesta e dhunshme, hidhet molotov drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Protestuesit janë rikthyer sërish pas shpërndarjes me ujë.

Ata kanë hedhur molotov drejt Ministrisë së Arsimit.

Ora 12:53
‘Ik e thuaj mamit dhe babit’, momenti kur e reja shoqërohet nga policia: Po protestoj paqësisht (VIDEO)

Një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dëgjohet të kundërshtojë shoqërimin duke thënë: “Po protestoj paqësisht”.

Në një moment tjetër, ajo u thotë protestuesve që të njoftojnë prindërit e saj.

"Ik e thuaj mamit dhe babit", dëgjohet të thotë e reja. 

Ora 12:51
Protestuesit sulme edhe ndaj efektivëve, policia hedh ujë dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën  (VIDEO)

 

Policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve që po sulmonin Ministrinë e Arsimit me gurë e molotovë, por edhe vetë efektivët.

Pas ndërhyrjes, protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët përreth godinës

Ora 12:46
Protesta te Ministria e Arsimit/ Policia e Shtetit: Ndalni aktet e dhunës, distancohuni nga të maskuarit! Dhuna ndaj efektivëve e dënueshme me ligj

1791973870_nderhynpolicia.jpg

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës para Ministrisë së Arsimit dhe të distancohen nga personat e maskuar.

APEL I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj. Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.

Ora 12:28
Protesta e dhunshme, protestuesit sulmojnë me gurë edhe gazetarë

Protestuesit kanë vijuar me aktet e dhunës edhe ndaj mediave. Gazetarët që po raportojnë për protestën janë sulmuar me gurë.

Ora 12:27
Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve (VIDEO)

 

Protesta në Tiranë ka agravuar. Policia ka ndërhyrë autobot për shuarjen e zjarreve  

Ora 12:24
Agravon protesta, protestuesit e maskuar i vënë flakën tabelës së reklamave (VIDEO)

 

Protestuesit e maskuar i vënë flakën tabelës së reklamave te rruga e Durrësit. 

Ora 12:24
Protestuesit vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën (VIDEO)

 

Protestuesit vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën

Ora 12:14
Protestuesit ‘barrikadë’ autobotit të ujit, vendosin kangjella në mes të rrugës (VIDEO)

Protestuesit kanë vendosur kangjella metalike në mes të rrugës, duke krijuar një barrikadë për të penguar kalimin e autobotit të Policisë që hedh ujë.

Ora 12:13
Protesta te Ministria e Arsimit, i riu i maskuar ngjitet mbi shtyllë (VIDEO)

 

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka agravuar.

Teksa kanë vijuar me hedhjen e gurëve, një i ri i maskuar është ngjitur në shtyllë.

Ora 12:11
Të rinj me maska tentojnë hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Të rinj me fytyra të mbuluara tentojnë të ngjiten mbi muret rrethuese të Ministrisë së Arsimit, ndërsa vijojnë tensionet gjatë protestës.

Ora 11:57
Protestuesit shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit

 

Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të hapin derën e Ministrisë Arsimit duke e sulmuar me kangjella.

Ora 11:52
Protestuesit e maskuar godasin me gurë Ministrinë e Arsimit, shkulin edhe pllakat e trotuarit të sapo vendosura (VIDEO)

 

Ka agravuar protesta para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit e maskuar kanë qëlluar me gurë drejt institucionit

Po ashtu ata kanë hequr edhe pllakat e trotuarit që ishin vendosur sot në mëngjes.

Edhe një ditë më parë ata hoqën me forcë pllakat e trotuarit.

Ora 11:49
VIDEO/ Momenti kur protestuesit e maskuar shkulin kangjellat dhe i mbledhin para godinës së Ministrisë së Arsimit

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkulur kangjellat e trotuareve, i kanë grumbulluar përpara godinës dhe kanë nisur të sulmojnë me gurë.

Ora 11:49
Protesta në Tiranë, studentja-efektivëve: Balluku ka 300 shtëpi, ju asnjë! Duam kushte më të mira

1791969566_protestuesinterviste.JPG

Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve një ditë më parë, duket se është një ndër arsyet që kanë shtyrë studentët e disa fakulteteve në Tiranë që të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë para ministrisë së Arsimit.

 "Balluku ka 300 shtëpi, ju asnjë", tha një studente drejtuar efektivëve.

 Për Report Tv ata shprehen se kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama si dhe përmirërësimin e kushteve në fakultete e konvikte.

“Kërkojmë drejtësi për protestuesit djeshëm. Duam kushte më të mira, nuk kemi laboratore për të kryer mësimin. Jemi shumë në disavantazh me studentët europianë.  Në orrën 14:00 do të shkojmë te Ministria e Arsimit siç është thënë”, tha një studente e Mjekësisë

“Fillimisht kemi dalë si qytetarë. Jam studente në Fakultetin e Mjeksisë”, tha studentja.

"Kërkesat janë ato që kemi thënë në 135 ditë. duam dorëheqjen e Ramës”, tha një student i Mjekësisë.

Ora 11:24
Edhe studentë të Ekonomikut në bojkot, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Edhe një pjesë e studentëve të Fakultetit Ekonomik kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Ora 11:22
S’ka bojkot në Vlorë, por studentët mbështesin protestën: Duam kushte më të mira (VIDEO)

 

Studentët e Ekonomikut dhe të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve  të tyre në kryeqytet.

Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, por theksojnë se duhet të ketë një kauzë të qartë dhe konkrete. Kërkesat duhet të përqendrohen te cilësia e mësimdhënies, përmirësimi i kushteve në auditore dhe ulja e tarifave.

"Ne e mbështesim protestën. Duam kushte më të mira", shprehen studentët.

Ora 11:07
Studentët e Mjekësisë shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, u kërkojnë të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne (VIDEO)

 

Studentët e Mjekësisë janë zhvendosur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës së tyre.

"Kërkojmë drjetësi për protestuesit e djeshëm. Kërkojmë kushte më të mira. ne duam të rrimë këtu, s'duam të largohemi. Por duam kushte më të mira. Kushtet janë të vështira, skemi laboratorë", tha një studente e Mjekësisë për Report Tv. 

Ora 11:01
Nxënës të gjimnazit 'Partizani' bojkotojnë mësimin, dogjën koshat dhe bllokuan rrugën (VIDEO)

 

Nxënës të gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë djegur koshat në mes të rrugës duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Ora 10:59
Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në fakultetin e ekonomisë te ‘Aleksandër Xhuvani’ (VIDEO)

 

Studentët e fakultetit ekonomik të universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin më shenjë proteste.

Siç shihet edhe nga pamjet auditoret janë boshatisur.