Delegacioni i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke inkurajuar uljen e tensioneve dhe bërë thirrje për dialog.
Në reagimin e dhënë për Report Tv, Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane që duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore ndërsa veprimet e policisë në protestë nga ana tjetër duhet të jenë proporcionale.
Sipas përfaqësisë së Brukselit në vendin tonë, pretendimet për përdorim të tepruar të dhunës duhen hetuar me përparësi.
" Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara." thuhet në reagimin e dhënë për Report TV








Komente
Komento