Në portin e Durrësit pavarësisht kushteve të vështira të motit, puna për anijet tregtare nuk është penguar. Vetëm njëra prej anijeve është nisur me dy orë vonesë nga Durrësi drejt Barit, për shkak të vonesave jo vetëm nga deti i trazuar por edhe nga kontrolli në skaner i autoveturave.
Anijet e tjera kanë vijuar udhëtimet pa pasur asnjë problem, madje kanë vijuar punën sipas orareve.
Në Terminalin Perëndimor të portit vazhdon të përpunohen anijet me ngarkesat të ndryshme si çimento rinfuzo, ndërsa ditën e sotme janë përpunuar 150 ton bërsi soje. Po sot janë përpunuar 2100 ton çimento.
Që nga mbrëmja e së enjtes Drejtoria Ekzekutive e APD ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq dhe reshjet e herë pas hershme.
Bashkë me forcat operacionale, ato të FSPD, Dispeçerisë dhe të Administratës po bashkëpunohet me institucionet brenda dhe jashtë portit, si Prefektura, Kapiteneria.
/Shqiptarja.com

Është kryer në kohë edhe kontrolli dhe sigurimi i vinçave portualë në kalata, në kushtet e rrezikut të motit ekstrem.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com