Vijojnë punimet për përfundimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, të cilat tregojnë ecurinë e punimeve në këtë aks.
Krahas fotove, Rama shkruan se kjo rrugë do të lidhë më shpejt dy plazheve e mëdha të Veriut.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.
Ky aks pritet të hapet sezonin e ardhshëm turistik. Sipas përllogaritjeve paraprake kjo rrugë do të bëhet për 15 minuta dhe pritet që të ndikojë edhe në shtimin e mëtejshëm të numrit të turistëve.
-
Shume e ngushte,duhej bere me e gjere.Ka per t'u bere trafik i renduar ne kohen e plazhit dhe 15 min. kane per t'u bere 30 e me shume e nuk po flasim per ngricat e deboren ne dimer.
Përgjigju-
Si e mate, apo meqë se thu dot fjalën e mirë. Është me dy kalime, mjafton. Ta gëzojë mileti.
-
Në dy kahet si nga Lezha ashtu dhe nga Velipoja rruga do lidhet me autostradë dhe nuk ka bllokim shqetësues Ngrica në dimër nuk ka pothuajse kurrë.
-
-
Bravo, ka pese vite qe ka filluar dhe besoj do te mbaroj ne 2030. Eshte segment shume i gjate dhe normal duhen 10 vite per ta perfunduar, eshte 12km.
Përgjigju-
Or mik ti nga tepelena je kaq i interesuar per rrugen velipoj shengjin.Bravo.
-
Kjo do tē ishte FANTASTIKE. ISHALLA BËHET SË PAKU PER VITIN E ARDHËSHËM. IU LUMTË
-
Cfare ironie, ndihmon kunder kapsllekut!
-











Komente
Komento