Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” pamjet nga puna që po zhvillohet në kantierin e rrugës së Dukagjinit.
Rama e cilëson si një nga investimet më të vështira strukturore dhe shton se ky investim do të kthejë zonën në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në të gjithë Shkodrën.
“Vijon puna në kantierin e rrugës së Dukagjinit, një nga investimet më të vështira infrastrukturore, që do ta kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmin në të gjithë Shkodrën”, shkruan Rama bashkangjitur videos.
Komento